Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe si pjesë e një organizate kriminale, është kapur në Berat dhe është vënë në pranga.
Kristi Greku ka qenë i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për këto vepra penale të kryera në shtetin belg.
''Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka konvertuar dënimin e vendosur nga Gjykata e Belgjikës, për këtë shtetas, dhe e ka dënuar atë, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal shqiptar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme'', thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje