"Familje dëshmori"- Si iu vra babai efektivit "skifter", i riu ia mori hakun 100 m larg Policisë së Lezhës

23 Nëntor 2022, 09:17Kronika TEMA

"Familje dëshmori"- Si iu vra babai efektivit

27-vjeçari Klisman Nikolli, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua në Itali, pasi akuzohet si autor i 18 grabitjeve së bashku me Viktor Bilani dhe Flor Koca.

Pas prangosjes, Policia e Shtetit e përjashtoi nga radhët e uniformave blu dhe sqaroi se ai është djal dëshmori Policie.

Babai i të riut, Mark Nikolli, efektiv dhe rapsodi i njohur në Lezhë u vra në vitin 2003, vetëm 100 metra larg Policisë së Lezhës. 

Mark Nikolli, 46 vjeç në atë kohë, ka qenë duke ecur në këmbë në rrugë në momentin që autori Martin Pjetri, i vënë tashmë në pranga, e ka qëlluar me armë zjarri.

Polici ka rënë në tokë, por Pjetri nuk është mjaftuar me aq. Ai është afruar dhe e ka qëlluar sërish Nikollin, për tu siguruar që ishte vrarë. Arsyeja e kësaj vrasjeje ishte gjakmarrja, pasi motra e Mark Nikollit kishte vrarë babanë e Marjan Pjetrit.

Gjithsesi, pavarësisht raportimeve nga mediat italiane dhe njoftimit të policisë, e ëma e Klisman Nikollit e mohoi arrestimin e djalit të saj. Në një prononcim për mediat ajo tha se kishte folur dje me 27-vjeçarin dhe i kishte thënë se ndodhej në Gjermani.

“Janë shpifje dhe intriga"- Flet nëna e Klisman Nikollit: Djali nuk është arrestuar, fola në telefon, ndodhet në Gjermani

Familjarët e Klisman Nikollit, efektivit 27-vjeçar të policisë, tashmë të përjashtuar nga radhët e uniformave blu, mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje.

Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi për “News24” se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo.

Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme. “Dje kam folur me djalin, më tha që ndodhet në Gjermani te nipi”, tha ajo.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmosi sot përjashtimin e tij nga Policia.

Policia e Shtetit përmes një komunikate për mediat bën me dije se gjatë kohës që 27-vjeçari ka kryer grabitjet në Itali ka qenë me leje për arsye shëndetësore pa të drejtë page.

Mediat italiane raportuan se 27-vjeçari Klisman Nikolli akuzohet si autor i 18 grabitjeve së bashku me Viktor Bilani dhe Flor Koca.

14 Komente

  1. I
    Ilo

    Kam dhe une ne fis nje deshmor te tille. E kane bere deshmorllikun ne polici si leter banjo. Deshmoret une e di bien ne krye te detyres, duke luftuar me krimin apo per shkak te detyres. Pa gjykuar ate polic ne Lezhe, pasi mund te kete qene njeri shume i mire, dhe sigurisht vrasja e tij eshte tragjedi, po ku eshte akti, per te cilin ky u quajt deshmor, po ashtu si i afermi im? Motivi i vrasjes personal - gjakmarrje. Pikerisht se kemi deshmore fake na dalin edhe femijet njerez pa ideale e hajdute. Se po te ishte femije e nje babai me te vertete hero e deshmor, femija kurre nuk do te guxonte te ndynte emrin e babait, perkundrazi do ta mbante ate me nder e krenari dhe do te ndiqte rrugen e babait.

    1. N
      Nadia

      Gjelina Nikolli yt shoq u vra per hasmeri (gjakmarrje personale) dhe jo per ndonje heroizem ne kryerjen e detyres, ndersa yt bir eshte hajdut ne gen, tash po e merr vesh se ku asht!

      1. p
        pilo lala

        Shume sakte. Eshte njesoj sikur te quhet hero nje elektricist qe bie nga ballkoni i pire.

      2. Q
        Qytetar

        I ka ngjare mamit polici jo babait. Jane bere nje tufe halesh ne Lezhe keta femijet e grate e familjareve te policeve qe kane humbur jeten gjoja ne krye te detyres qe po bejne cfare u don qefi nen petkun e familjes se deshmorit. Ata police qe jane vrare ne krye te detyres nuk ua qas njeri kaq shume femijet sa ketyre qe jane vrare neper tavolina tu pi birra e kane paguar haraqet e pislleqeve te tyre.

        1. V
          Vali ..

          Rapsodi Mark Nikolli e grupit çiftelija nuk ka qen ndonjeher pjes e policis se shtetit ...ai ka qen artis ..instumentist ..nga fshati spiten .njesia administrative zejmen ....dhe vrasja e ti ka qe per motive gjakmarrje ..ketu ka nje ngaterres ..ai nuk asht deshmor ..merrni mir informata para se te beni lajm ...

          1. V
            Vali ..

            Rapsodi Mark Nikolli e grupit çiftelija nuk ka qen ndonjeher pjes e policis se shtetit ...ai ka qen artis ..instumentist ..nga fshati spiten .njesia administrative zejmen ....dhe vrasja e ti ka qe per motive gjakmarrje ..ketu ka nje ngaterres ..ai nuk asht deshmor ..merrni mir informata para se te beni lajm ...

          2. A
            Agron

            Ke 100 perqind te drejte qytetar

            1. J
              Janulla Tosis

              Ku eshte grek bythqimi qe nuk pushon se ngreni mut kur shikon emra myslimane. Na bej ndonje koment per kete ngjarje re Janulla

              1. S
                Shqiptar b.q

                Mos krahaso vjedhjet me therje vrasje dhunime e perdhunime te perditshme Janulla Tosis.

              2. B
                Beni

                E mbani mend estraden e Vlores , O hajdu o familje e mire

                1. p
                  pirin ndreu

                  Harroje nuk jane nga Lezha jane Mirditor ata bejne gojore edhe per te shtata dhe per dyzeta, pastaj bythore per 6 muj dhe kur bo vitin. Jane ka bo mire mos e zgjat.

                  1. I
                    Iso

                    Edhe hajduti i pulave azem hajkari eshte deshmor e fatmira grua deshmori, ketij hajdutit ja paskan vrare babain per gjakmarrje dhe e paskan bere deshmore.E degjeneruan me qellim emrin deshmore!

                    1. H
                      Himarioti

                      Babai i tij qënka dëshmor si Azem Shpellar Hajdari.

                      1. E
                        Eltoni

                        Deshmor si puna azem hajdarit qënka dhe ky polici i vrarë për gjakmarrje.

                        Lini një Përgjigje