Çfarë mori në këmbim Artan Tafani për rrëfimin e 6 vrasjeve të grupit të Laert Haxhisë?

28 Shtator 2023, 12:26Kronika TEMA
Çfarë mori në këmbim Artan Tafani për rrëfimin e

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për megaoperacionin e bujshëm me 15 të arrestuar, prej ku janë zbardhur 6 vrasje të kryera nga grupi i Laert Haxhiut.

Artan Tafani, i cili u arrestua pas vjedhjes së një pike të këmbimit valutor ka pranuar se është pjesë e grupit kriminal të Haxhiut.

I pyetur për atë çka mund të ketë marrë në këmbim Tafani për rrëfimin e tij, kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi nuk dha detaje duke e klasifikuar si sekret hetimor.

“Ato janë sekret hetimor”, tha Ajazi

Ai shtoi se nga hetimet paraprake autorët kanë vepruar gjithnjë mbi baza përfitimi dhe interesi.

“Nga hetimet paraprake kanë rezultuar se autorët të dyshuar të këtij grupi kriminal kanë vepruar mbi baza përfitimi dhe interesi në disa raste janë bërë konflikte për shkak të aktiviteteve të paligjshme. Për të gjitha procedimet penale hetimet janë dinamike dhe vijojnë për secilin rast.”, tha prokurori për mediat.

I pyetur se kush mund të fshihet tjetër pas Laert Haxhiut, shtoi se hetimet janë dinamike ama zotërojnë prova ligjore si për ekzekutorët dhe porositësit.

Hetimet janë në zhvillim për ngjarjet e rënda kriminale, ne besojmë që kemi prova ligjore që nisin nga ekzekutori deri tek porositës. Duke vepruar për motive interesi hetimet janë dinamike”, përfundoi kreu i Prokurorisë së Elbasanit

Lini një Përgjigje