FOTO/ Me precedent të mëparshëm kriminal, jeta e errët e 56-vjeçarit shqiptar të ekzekutuar në Greqi

1 Dhjetor 2023, 10:55Kronika TEMA

FOTO/ Me precedent të mëparshëm kriminal, jeta e errët e

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me profilin e shqiptarit të ekzekutuar në Greqi mbrëmjen e djeshme. 56-vjeçari i identifikuar si Thimi Prifti, nuk ishte një figurë e panjohur për policinë dhe drejtësinë greke.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur e ekzekutimit në Paleo Faliro, ku dyshohet se viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale.  

E kaluara e viktimës ka rënë në lupën e hetimeve që tregojnë rastet e mundshme të arsyeve që kanë dashur shqiptarin të vdekur.

Sipas raportimeve të policisë për gazetën greke protothema.gr, thanë se 56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej për organizator bande, trafik të lëndëve narkotike, trafik cigaresh dhe falsifikim.

Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në një pjesë pranë zonës së ekzekutimit, ku u gjenden brenda një kallashnikov dhe disa granata.

Lini një Përgjigje