Gazetarja: Sekuestrimi i mbi 1 milion eurove në Zvërnec nuk ndalon projektin, por bllokon kalimin e parave te pronari pa u hetuar

9 Qershor 2026, 14:25Kronika TEMA
Gazetarja: Sekuestrimi i mbi 1 milion eurove në Zvërnec nuk ndalon

Gazetarja Fatjona Mejdini ka reaguar lidhur me sekuestrimin nga SPAK të një shume prej më shumë se 1 milion eurosh të paguar nga investitorët në projektin e Zvërnecit.

Sipas saj, masa e vendosur nuk e ndalon vijimin e projektit të investimit në terren, por vetëm bllokon kalimin e këtyre fondeve tek personi që pretendon të jetë pronari kryesor i tokës, Artur Shehu.

"Sekuestrimi nga SPAK i një shume prej me shume se 1 milion eurosh, të paguar nga investitorët në Zvërnec, në fakt nuk e ndalon projektin. Ai vetëm pengon që këto para t’i kalojnë personit që pretendon të jetë pronari kryesor i tokës, Artur Shehut.

Pavarësisht sekuestrimit, shuma konsiderohet e paguar nga investitori, i cili mund të vijojë me planin e tij të punës. Proceset gjyqësore që do të pasojnë do të përcaktojnë se kush ka në të vërtetë të drejtën ligjore për t’i përfituar këto para.

Kjo mbetet një barrë e rëndë për sistemin e drejtësisë, i cili do përballet edhe me pasojat e papërgjegjshmërisë politike në trajtimin dhe ndarjen e pronave në Shqipëri për më shumë se tre dekada", shkruan ajo.

1 Komente

  1. ♧◇♤

    Kemi tē bējm me imagjinat projekti. Shumfishimi pērpjekjeve pēr ta pērfunduar kētē nismē, ose penguar, jan nga mē tē ndryshmet.Te tē husjt, te politikanēt, te banorēt te bashkomvasit, ku duhet peshuar kush ēshtē pro, kundra dhe abstenim.Jan gjetur zgjidhje efikase por jo tē mjaftueshme ,pasi estimimi ēshtē i lartē dhe mbikalimi pengesave nuk bēhet aq kollaj.Adaptimi i situatës komplekse bēn tē kuptojm qē çifti bashkshortor Trump

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje