Gjobiten mbi 12 mijë drejtues mjetesh brenda javës nga Policia Rrugore e Tiranës

3 Tetor 2023, 09:56Kronika TEMA
Gjobiten mbi 12 mijë drejtues mjetesh brenda javës nga Policia Rrugore

Mbi 12 mijë drejtuesh mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore në Tiranë brenda një jave.

Shkeljet për të cilat janë vënë gjobat përfshijnë më së shumti parkimet e gabuara, shpejtësia mbi normat e lejuara si dhe parakalimet e gabuara, ndërsa janë vënë gjoba edhe për shkelje të tjera.

Ditët e fundit ministri i Brendshëm Balla ka paralajmëruar për masa të ashpra ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin ligjin e rregullat eqarkullimit duke u bërë pengesë për lëvizjen e shkaktarë aksidentesh.

“Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të punës për garantimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet janë fokusuar kryesisht te ata drejtues automjetesh që parkojnë në mënyrë të gabuar duke u bërë shkak për krijimin e trafikut të rënduar, ata që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe ata që parakalojnë në mënyrë të gabuar, duke u bërë burim aksidenti. 

Për shkeljet e lartpërmendura, gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative 12 607 drejtues automjetesh. 

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave” – thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. B
    Blloku 24

    Ama gjoba ka vene dhe policia rrugore e Tiranes. Nga 12 mije gjoba te vendosura, pothuajse te gjitha jane per parkine te gabuara. Çfare ben ky zoti Shef i Komisariatit te Qarkullimit ne Tirane? Vendos gjoba parkimi dhe ka harruar masat ndeshkimore lidhur me masat qe jane burim i shtuar rreziku si perdoimi alkoolit, lendve narkotike, parakalimet e gabuara, etj etj. Po helbete ky eshte prodhim tepelene dhe kane bere vezen me tre te kuqe tepelenasit.

    Lini një Përgjigje