Gjyshi i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë kërkon drejtësi: Mbeti në helikat e motorit të njeriut që duhej ta mbronte

1 Dhjetor 2023, 15:00Kronika TEMA
Gjyshi i 7 vjeçares që humbi jetën në Himarë

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot ndarjen e dosjes për ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2022 në Himarë, ku efektivi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdia e cila po lahej në breg të detit.

Gjykata ka vendosur që Arjan Tase, ish-punonjës i policisë që shkaktoi tragjedinë të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e tjerë të policisë së Himarës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Ismet Advia gjyshi i vajzës së vogël kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se ndarja e procesit ka për qëllim të lehtësohen personat përgjegjës të kësaj tragjedie.

“Pas këtij kalvari arritëm të zhvillojmënjë seancë gjyqësore. Ndarja kërkohet për të lehtësuar sa më shumë palët të cilët në një koordinim së bashku.

Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Të gjithë ata njerëz që akuzohen dhe janë jashtë hekurave dhe janë në ndjekje janë punonjës shteti që kanë pasur funksione të caktuara për të respektuar rregullat në plazhin e Himarës.

Natyrisht avokatët e tyre kërkojnë masa lehtësuese. Shkojnë deri aty sa këta njerëz që kanë qenë përgjegjës shtetëror dhe kanë marrë rrogën për të siguruar jetën e njerëzve apo dhe të Jonadës time e cila mbeti në helikat e motorëve të këtyre njerëve që drejtojnë këtë komisariat", tha ai për mediat.

Për Avdinë nuk është përgjegjës vetëm efektivi i policisë Arjan Tase.

“Ai pavarësisht se është autor i krimit, të gjithë ata që ndodheshin rreth tij janë përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie. Unë kërkoj mbështetjen e mediave sepse siç tha avokati nuk flitet vetëm për mbesën time Jonada që ra në motorët e një shteti dhe një pushteti që merr rrogat nga taksat tona por që në Shqipëri të mos  ndodhë më. Duhet të jepet mesazh që ata që paguhen me taksat tona të mbrojnë këtë popull” tregoi Avdia.

5 Komente

  1. M
    Mario Kaçinari

    Plehra qe vrau vajzen e vogel nuk shfaqte asnje shenje tronditje per krimin makaber qe kreu ,por rrinte i krekosur ne skaf sikur kishte berë trimeri.Tamam nje lab ,gjoksbrime i ndyre racë e qelbur i pameshirshem.Ky duhet kalbet ne burg po nuk kam besim tek Gjykata e Vlores

    1. C
      Cipini

      Hej Maria, o injorant prej origjine, c'pune hyjne ketu origjinat nga laberia apo Peshkopia. Krimineli eshte kriminel qe vret dhe nuk i ben pershtypje.

      1. T
        Tiransi

        Nje me emrin Maliq Marku ne Kamez ka vrare komshiun me kazem ne koke per problem kanali i ujrave te zeza. A mund te pyesesh ore Kacinar se nga e ka origjinen ky kriminel?

      2. B
        Berti

        Prandaj shin greku në Himarë dhe përgjithësisht në jug sepse ka një shtet dhe qeveri antipopullore. Kambanat po bien po a ka veshë lideri global ti degjoje. Drejtësi kërkon populli.

        1. p
          plazhisti

          Autori i krimit duhet te marre denimin e merituar,ndersa per mendimin tim aksidenti nuk ishte kolektiv por individual,ndaj dhe pergjegjesia ishte individuale ku nuk jane ligjet ato qe parandalojne krimin por individi qe njeh ligjet dhe parandalon krimin!Ndaj tij te meret denimi maksimal! Deshira e gjyshit te viktimes qe te denoje gjithe zinxhirin drejtues me duket absurde pasi duhet te fillohet qe nga ata qe lejuan te futeshin skafet e deri tek personi i akuzuar ne fjale.Zemerimi eshte i madh por edhe aresyeja duhet te jete e madhe.

          Lini një Përgjigje