Grabitja me armë zjarri në Tiranë, identiteti i 3 autorëve ende i pazbuluar

10 Dhjetor 2023, 13:40Kronika TEMA

Grabitja me armë zjarri në Tiranë, identiteti i 3 autorëve

Policia ende nuk ka arritur që të zbulojë identitetin e 3 autorëve të armatosur që tentuan të grabisin me armë zjarri banesën në Prush të Tiranës.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se sipas burimeve, autorët kanë qenë të maskuar me kapuç duke mbuluar fytyrën e tyre, ç’ka e ka bërë të vështirë identifikimin e tyre nga çifti i të moshuarve që ishin brenda në banesë gjatë tentativës së grabitjes. Madje njëri nga autorët ka qenë i veshur me jelek policie.

Të njëjtat burime shprehen se autorët nuk kanë arritur që të marrin shuma parash apo sende me vlerë. Policia ka sekuestruar kamerat e banesës për të ndihmuar hetuesit në zbulimin e identitetit të autorëve.

Janë shoqëruar familjarët në polici ku kanë dhënë dëshminë e tyre. Ndërkohë ka dyshime nga policia që autorët mund të kishin informacion në lidhje me banesën dhe faktin që brenda saj në orën e tentativës së grabitjes ishin brenda dy të moshuarit.

Lini një Përgjigje