Gratë e kthyera nga Siria, në gjyq për ‘pjesmarrje në organizatë terroriste’

6 Dhjetor 2023, 22:00Kronika TEMA
Gratë e kthyera nga Siria, në gjyq për ‘pjesmarrje në

Gjykata e Posaçme nisi procesin gjyqësor ndaj nëntë grave të kthyera nga Siria dhe Iraku, të cilat po akuzohen nga SPAK edhe për pjesmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.

Nga Edmond Hoxhaj

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nisi më 6 dhjetor shqyrtimin gjyqësor për çështjen penale në ngarkim të 9 grave të riatdhesuara nga Siria, të cilat akuzohen për pjesmarrje në organizatë terroriste dhe pjesmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj.

Në seancë ishin të pranishme shtatë nga nëntë gratë e akuzuara, shumica me fytyrë të mbuluar. Gjyqtarja Rudina Palloj u kërkoi të pandehurave të pranishme të zbulonin të gjitha fytyrën për të kryer procedurën e verifikimit.

Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Në sallën e gjyqit, ato konfirmuan se ishin dakord me vijimin e gjykimit të shkurtuar. Dy të pandehurat e tjera që nuk ishin të pranishme kishin deklaruar në seancën e mëparshme se do të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, të cilët kërkuan gjithashtu gjykim të shkurtuar.

Prokurorja Elida Kaçkini paraqiti parashtrimet lidhur me akuzat e ngritura ndaj të pandehurave. Sipas Kaçkinit, nëntë të pandehurat i janë bashkuar me vullnet të lirë në vitet 2013-2014 dy organizatave terroriste në Siri, të njohura si të tilla nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB. Prokurorja shpjegoi se të pandehurat janë larguar nga Shqipëria drejt Sirisë për t'iu bashkuar bashkëshortëve, fillimisht në organizatën Al Nusra.

“Është e provuar se të pandehurat u janë bashkuar bashkëshortëve duke mbështetur ideologjinë e organizatës terroriste. Po ashtu janë rimartuar atje për të shtuar popullatën e organizatës terroriste,” tha ndër të tjera prokurorja Kaçkini dhe shtoi se është vërtetuar se ato janë paguar nga organizata terroriste për të qenë pjesë e saj.

Prokurorja evidentoi se të pandehurat kishin marrë me vete edhe fëmijët e mitur në Siri, si edhe gjatë riatdhesimit.

Gjyqtarja Palloj vendosi të pranojë kërkesën për vijimin me gjykim të shkrtuar dhe i dha kohë prokurores Kaçkini për të përgatitur me shkrim konkluzionet përfundimtare që do të paraqiten në seancën e radhës më datë 18 dhjetor, në orën 14:30.

Më 1 gusht 2021, Shqipëria riatdhesoi 19 persona nga kampi Al-Hol në Siri, 14 prej të cilëve ishin fëmijë dhe 5 gra. Operacioni i riatdhësimit u krye për shkaqe humanitare. Para riatdhesimit në gusht të 2021-it, SPAK kishte filluar një hetim për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

4 Komente

  1. B
    Black jack

    Qijuani robt, nuk jon te de je me jetu ne Europe . mos sot neser do bojn zullum prape . . nuk I duhen shqipnise ????????

    1. M
      MATO GRUDA

      Ti denojne keto kurva islamike..funderrina te shoqerise

      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Nuk eshte dashur t'i kthejne.

        1. V
          Vendi katandisur ne hale islamike

          Mos i shani ato,pasi eshte angazhuar dhe ka vajtur vet ne Siri,per ti marre keto kriminele,qe kane therrur njerez te pafajshem,vet kryeveziri Rami.

          Lini një Përgjigje