Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, mamaja: Futej natën në shtëpi, vajzën e kërcënonte me thikë

21 Nëntor 2022, 09:39Kronika TEMA

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, mamaja: Futej natën

Mamaja e 12-vjeçares që dyshohet se është përdhunuar nga një 15-vjeçar në qytetin  e Pogradecit, ka rrëfyer ngjarjen e rëndë.

Mamaja e vajzës tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur në korrik 2022, ndërsa denoncimi u bë vetëm para pak ditësh.

Ajo shtoi se i mituri e ka abuzuar dhe kërcënuar të bijën disa herë, ndërsa theksoi se ai vinte natën në shtëpinë e tyre duke u futur aty me forcë.

Mamaja: Ngjarja ndodhi në korrik, por e denoncuam në polici pak ditë më parë se nuk e dinim. Vajza nuk na tregoi gjë. Denoncimin e bëmë bashkë me vajzën. 

Vajza është përdhunuar disa herë nga 15 vjeçari. Ai vinte natën në shtëpinë tonë dhe e përdhunonte. Ai hynte me forcë në shtëpi. Vajza nuk më tregoi se kishte frikë. Djali ishte i dhunshëm.

Gjatë këtyre muajve e dhunonte dhe kërcënonte vajzën. I thoshte do marr thikën të të ther, do të vras babanë, do të vras veten. 15-vjeçari na godiste me gurë shtëpinë. Na ka thyer xhamat. 

Nuk kemi bërë denoncim në polici. Vajza ka disa ditë që nuk shkon në shkollë, se kështu e ka këshilluar psikologia.Është e mërzitur, e shqetësuar dhe ka ankth. Është rasti i dytë që ndodh në familjen tonë, është shumë e rëndë.

7 Komente

  1. C
    Cudia

    Bo bo çfarë kafshërie... Ika nga Shqipëria prej kafshërisë nuk kthehem dotë se kafshëria vazhdon.

    1. L
      Labi

      I cuditur kafshe ka gjithandej,problemi eshte qe ne Shqiperi nuk ka kush ti lidhi kafshet,nese un ti e te tjeret nuk do iknim ndoshta deri tani do kishim mesuar ti benim zap,nuk duhen shume njerez,mjafton nje Enver Hoxhe i dyte te lindi nena dhe i shikon sa trima jane,nga kafshe te egra behen te bute.

      1. A
        Aliu

        Eshte rasti i dyte qe na ndodh ne familje thote idiotja Hyn.me.dhune nje 15 vjecar dhe babai e kjo idiotja nuk ja kepusin qafrn Hajde milet hajde.

        1. A
          Aliu

          Eshte rasti i dyte qe na ndodh ne familje thote idiotja Hyn.me.dhune nje 15 vjecar dhe babai e kjo idiotja nuk ja kepusin qafrn Hajde milet hajde.

          1. H
            Hana

            Ne Shqiperi ka uri seksuale, pse nuk lejohen shtepite publike, si ne kohen e Zogut?!

            1. Q
              Qano Qaniu

              Çfarë fundi tragjik! Në kohen e atij që e e shani nga mengjezi deri në darkë, nuk zije dot me dorë pulat e pularis. Se kush i vidhte ja varnin në qafë dhe e nxirrnin fotografi te bodeci në mes të qytetit. Kurse sot janë bërë të gjithë harbutët trima! Shteti ekziston vetëm në letër edhe për nënpunësit e pafund dhe të korruptuar që marrin rrogat. Psikologia, sociologia, shërbimi social i bashkisë e kush i numëron sa bëhen të gjithë! Këtij trimit me thikë, ja priste bilen kryetari I keshillit dhe pastaj ta shikonte mirë në i vinte më ndërmend ta hidhte gardhin natën.

              1. R
                Rezi

                Po ju prindërit sehir bënit? Kjo është të vësh duart në kokë!!!

                Lini një Përgjigje