Sulmi kibernetik/ Zbardhet debati në Komisionin e Sigurisë! Seanca me dyer të mbyllura, deputetët dorëzojnë celularët

3 Tetor 2022, 14:07Kronika TEMA

Sulmi kibernetik/ Zbardhet debati  në Komisionin e Sigurisë! Seanca me

Seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS, ku është i thirrur kreu i SHISH, ka nisur me debate.

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço, ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, ka kërkuar certifikatë sigurie për të pranishmit si dhe dorëzimin e telefonave.

Debati:

Nasip Naço: Do të kërkohet certifikatë sigurie për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm në këtë raportim.

Ferdinand Xhaferri:  Kuvendi nuk kufizohet me VKM. E kërkon Rama sepse e ka mbushur Kuvendin me kriminelë. Kjo është e pajustifikueshme.


Nasip Naço: Kushdo që do të rrijë brenda do të dorëzojë celularët.

Flamur Noka: Do t’i lëmë të gjitha, celularët, këpucët, çfarë të doni ju. Sot shqiptarët kanë dorëzuar në dorë të hakerave çdo të dhënë konfidenciale. Çështja për të cilën është thirrur kreu i ri i SHISH është shumë sensitive.

Çështja nuk ka asnjë sekret. Çdo e dhënë sekrete ndodhet në duart e hakerave iranianë, serbë edhe rusë. Ju u thoni shqiptarëve që nuk kanë të drejtë t’i dinë këto.

Nasip Naço: E hedhim në votim.

Flamur Noka: Ju veproni si bandë.

1 Komente

  1. D
    Dardan

    Mjafton qe ne mbledhje te jete Flamur Noka dhe agjenturen serbo-ruso-iraniane e keni ne Komisionin e (Pa) Sigurise ne Kuvendin e Shqiperise.

    Lini një Përgjigje