I vranë babain dhe e plagosën rëndë, kush është Gjin Guri që iu bë atentat sot në Dukagjin

27 Shtator 2023, 20:10Kronika TEMA
I vranë babain dhe e plagosën rëndë, kush është

Gjin Guri dhe babai i tij, Zefi ranë pre e një atentati me armë zjarri pasditen e sotme në malin e Shoshit në Dukagjin.

Zef Guri raportohet se mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave, ndërsa djali i tij Gjini ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Shkodrës.

Por Gjin Guri nuk është i panjohur për publikun. Në vitin 2015 ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, pasi po tentonin të kryenin një kontroll në parcelat me kanabis në këtë zonë. Ai u dënua me 7 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje.

Por në vitin 2021, Gjin Guri do të bëhej shënjestër e një atentati, kur persona të paidentifikuar i vendosën lëndë plasëse në lokalin e tij në Shosh. Gjatë kësaj periudhe ai merrej me transport pasagjerësh nga mali i Shoshit në Shkodër.

Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre pasditen e sotme duke vrarë Zef Guri ndërsa, djali i tij Gjini, raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes, por terreni malor dhe i thyer duket se e vështirëson punën e tyre për të rënë në gjurmët e autorëve.

3 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Bravo, këtyre u them njerëz të besës unë

    1. T
      Tata luigji

      Gjin guri qendro i fort, babai iku tani ruju se kanuni i sali berishes nuk te fal pastaj roje i grave vjen tat luigji

      1. N
        Nuk janë trima, janë..... opo lere fare

        Po vrasin njëri tjetrin, por mend nuk zenë. Nje budalla bie, mijera ngrihen. Vendi nuk mbetet bosh. Jo per ndonje gje, por plumbi do Mish, dhe këta shkojnë si copa mishi me dy sy drejt vdekjes. Si gjithmonë, trap i jati, trap i biri, trap ai qe bëri të jatin. Budallallek i trasheguar dhe i mbajtur me nder brez pas brezi.

        Lini një Përgjigje