Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Gjykata e Shkodrës jep dënimin për italianin Davide Pecorelli

3 Prill 2024, 20:06Kronika TEMA

Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, Gjykata e Shkodrës jep

Gjykata e Shkodrës  ditën e sotme ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin.

Pecorelli ka qenë i përfaqësuar nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi .

Prokurori i çështjes ka kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari io Shkodrës Arbër Cela i ka dhënë 4 vite burgim i cili sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose shndërruar në punë të dobishme shoqërore.

Ndërkohë që për ekstradimin e tij , seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim të Z. Pecorelli është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.

Ndërkohë që vetë Davide Pecorelli është shprehur se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri ( Vlorë) për të qartësuar  historinë që ai vetë inskenoj.

1 Komente

  1. N
    Noku

    Mbiemrin e ka “bariu”

    Lini një Përgjigje