"Ka bërë sakrifica të mëdha", flet mikesha e 37-vjeçares shqiptare që u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti në Itali

23 Nëntor 2022, 13:05Kronika TEMA

"Ka bërë sakrifica të mëdha", flet mikesha e

Vrasja e çiftit shqiptar Vera Myrtaj dhe Flonino Mërkuri nga ish-bashkëshorti i Verës, Viron Karabollaj tronditi opinionin publik. Viron Karabollaj kreu krimin pasi nuk pranoi historinë e tyre të dashurisë, duke i vrarë me thikë dhe më pas mbyti veten me litar në vendin ku punonte.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe mikesha e Vera Myrtaj. Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti, ajo ka treguar gjithashtu edhe marrëdhënien e veçantë të saj me mikeshën.

“Ia prezantuan. Në atë kohë djemtë ishin jashtë shtetit dhe siç e thoshte të gjithë refugjatët vijnë për të gjetur nuse. Veroni në atë kohë jetonte në Greqi. Vera i është bashkuar pas martese. Punonte aq shumë, në Greqi ishin pa letra. Një herë me kanë treguar se ishte pa punë.

“Ky djali që bëri atë që bëri i ka shkuar njëherë atje. Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur këtë periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër”, ka treguar ajo

Gjatë intervistës, ajo po ashtu ka treguar edhe për një aksident që Verës i kishte ndodhur në Itali,.

“Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit.

Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej,- e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme, por edhe dhuna fizike.

3 Komente

  1. E
    E dhimbshme por e vërtetë!!

    Shqiptar....apo kafshë.... një kuptim ka! Gratë trajtohen si plaçkë tregu edhe sot e kesaj dite.

    1. p
      pjeter

      Sipas gazetes lokale para ndarjes familja ne fjale ka pesuar nje aksident,jo shume te sqaruar nga artikulli,,per oasoje ka marr demshperblim 2 milion euro,qe e ndiera i ka shpenzu, apo sistemuar, per te miren e vajzave,dhe burrit asnje qindarke,,plus qe se shpejti kishin gjyq,sepse e shoqja e kish denoncuar per dhune e perdhunim seksual,citon gazeta,dhe qe arsyet e c'mendurise mund te jene ekonomike. Kur ne mes jane kaq shume para,dhe ka mosmarrveshje,tragjedite trokasin tek dera,sidomos per ata qe nuk shofin asgje tjeter pervec parase!!

    2. S
      Shqipe

      Vajzat e dine te verteten…

      Lini një Përgjigje