Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Lefter Allës

20 Shtator 2023, 10:56Kronika TEMA

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Lefter

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim të rekursit për ndryshim të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Alla kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, që të hetohet në “arrest në shtëpi”, por kjo masë nuk është pranuar.

Pak ditë më parë, SPAK çoi për gjykim dosjen e tij dhe të 12 zyrtarëve të tjerë.

Arrestimi i tyre u bë në mars të këtij viti pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.

Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe në Lagjen e vjetër të qyteti të Bulqizë me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.

Ish- kryebashkiaku Alla dhe ish-nënkryetarja Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Lini një Përgjigje