Kokaina në Fier u shoqërua deri në destinacion nga kolumbiani

3 Dhjetor 2022, 20:41Kronika TEMA

Kokaina në Fier u shoqërua deri në destinacion nga kolumbiani

Kolumbiani i shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, shoqëroi ngarkesën prej 430 kilogramësh kokainë nga vendi i origjinës deri në destinacionin final.

Ky dyshim i grupi të hetimit rreth 49-vjeçarit, Samir Rodriguez përputhet me itinerarin që ka ndjekur dhe nga ngarkesa e drogës nga Kolumbia.

Nga verifikimet e kryera ai ka qenë në Athinë dhe ka fluturuar më 13 Korrik të 2022 në Podgoricë. Po në këto data është nisur dhe plehu organik nga Porti i Pireut në drejtim të atij Bar në Mal të zi.

Por këto fluturime nuk janë kryer vetëm nga Rodriguez, pasi ai ka qenë i shoqëruar dhe nga bashkëkombas i tij me incialet F.B i cili nga verifikimet nuk ka hyrë në Shqipëri asnjëherë.

Të dy këta persona dyshohet se ishin kontaktuar nga grupi kriminal për të ekstraktuar kokainën nga plehu organik.

Nga hetimet e kryera Samir Rodriguez për herë të parë ka shkuar në ambientet e laboratorit më 12 Nëntor të këtij viti, dhe sipas dosjes hetimor, 49-vjeçari ka marrë një sasi nga thasët me pleh që ishin vendosur në oborrin e banesës në Frakull të Fierit.

Shtetasi kolumbian nuk ka qenë i vetëm, ai shoqërohej nga Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Julian Malaj gjithashtu të arrestuar në kuadër të opercionit ‘Konsistenca’.

1 Komente

  1. s
    skandal me these

    Rrespekt per columbianet ,qe jane paq korrekt ne tregeti . Te cudit fakti qe Kapterrat mir qe pengojne zhvillimin e Bujqesise ne Shqiperi ,por s'din te rrespektojne edhe Mikun bre ! Turp pasha zotin cfar bojn kaptererat barkderra ne shqpni . S'paska ngel ma tradit ne at'ven .

    Lini një Përgjigje