KPK largon nga detyra gjyqtaren Teuta Hoxha

22 Nëntor 2022, 11:14Kronika TEMA

KPK largon nga detyra gjyqtaren Teuta Hoxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 22 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Teuta Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë. Gjatë seancës dëgjimore më 10 nëntor, Hoxha u përball me barrat e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin ishte përmbyllur hetimi paraprak.

Problemet kryesore që u evidentuan nga Komision i kishin të bënin me pamundësi të vërtetimit të burimeve për një apartament në përdorim në Tiranë, në pronësi të babait të bashkëshortit; një apartament në Golem; të një zyre dhe të dy automjeteve. 

Po ashtu, u konstatua gjykimi i tre çështjeve në kushtet e konfliktit të interesit. Hoxha i kundërshtoi gjetjet e Komisonit dhe kërkoi çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin – kërkesë që nuk u pranua.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Hoxha u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Teuta Hoxha ka një karrierë 22-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Që prej vitit 2000 ajo kreu funksionin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë

1 Komente

  1. A
    Alferdua

    Keta Vampir denojne 82 Vjecaren per Kotecin e Pulave, Artistet per Dritaret dhe Avllin, Krijuesit per 45 leke, dhe keta Vjedhes, Kusar nuk duhet te ken as Varr, Vampir te Ndyr qe ndyjne rracen Njeri dhe te shqiptareve! Bordello te Dreqsise

    Lini një Përgjigje