Lejoi daljen jashtë shtetit të personit në kërkim, arrestohet polici në Durrës

23 Shtator 2023, 09:03Kronika TEMA

Lejoi daljen jashtë shtetit të personit në kërkim,

Një oficer policie 23-vjeçar me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësi, është ndaluar këtë të shtunë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka lejuar daljen jashtë shteti të një personi të shpallur në kërkim.

Ky i fundit mësohet të ketë ikur jashtë shtetit nëpërmjet portit të Durrësit, ndërsa është në kërkim për disa vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Lini një Përgjigje