Lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja

28 Shtator 2023, 14:26Kronika TEMA

Lirohet nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir

Është liruar nga detyra, zëvendës ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja. Vendimi u mor këtë të enjte me propozim të kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Nuk dihet ende se kush do e pasojë në postin e tij. 

Bejtja e mori këtë post në janar të vitit 2019. Më herët, ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan.

Vendimi në Fletoren Zyrtare:

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU.

5 Komente

  1. Çelo Mezani

    Na plasi karri, te iki te gjej grua tani se dashnoret qe ka te oshee nuk do ja varin me.

    1. Flisni aresyes!

      Ire keni mend ju, saliun kush e lirin nga jeta dhe parate?!

    2. S
      Sufllaqja me qepe

      Ketij i doli emri edhe para 2-3 vitesh...

      1. N
        Nasi

        Sic duket eshte kontigjent per ta emruar ne Kompanine Albpetrol!

        1. E
          Eni

          Shume paska nejt.....me Belen.

          Lini një Përgjigje