Me pistoletë në dorë, momenti kur 42-vjeçari shkon për të vrarë Denis Kukën

5 Tetor 2022, 19:19Kronika TEMA

Me pistoletë në dorë, momenti kur 42-vjeçari shkon

Ky është momenti kur Robert Doka, 42 vjeç, pas një sherri të ndodhur në një lokal në kryeqytet për motive banale, shkon për të qëlluar me armë zjarri Denis Kukën. Në këtë foto duket edhe arma e zjarrit në dorën e autorit.

Sipas burimeve nga Policia, Kuka i ka kërkuar Dokës 3 ditë më parë të largohej nga ambientet e një lokali duke e quajtur atë pijanec.

Sherri ka vijuar edhe me konflikt fizik, ku sipas të njëjtave burime, Kuka e ka qëlluar atë me grusht.

Por duket se ngjarja nuk është pranuar lehtë nga 42-vjeçari që është rikthyer këtë të martë dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. 

Fatmirësisht Kuka ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Disa orë pas ngjarjes, Doka u vu në pranga nga Policia dhe akuzohet për plagosje.

Lini një Përgjigje