Mediu flet pas seancës së Gërdecit: Jam i pafajshëm, kanë kaluar 10 vite pa asnjë akuzë ndaj meje

30 Nëntor 2023, 16:46Kronika TEMA
Mediu flet pas seancës së Gërdecit: Jam i pafajshëm,

Ish-minisri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pretendon se është i pafajshëm, pasi sipas afatit të parashkrimit, prej 10 vitesh nuk ka pasur asnjë akuzë të ngritur nga drejtësia ndaj tij.

Në përfundim të seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme, Mediu kundërshtoi edhe praninë e dëshmitarëve, një pjesë e madhe e të cilëve kanë qenë punonjës në fabrikën e demontimit në të municioneve në Gërdec.


''Për mua për 10 vjet nuk ka pasur asnjë akuzë, për më tepër që kam qenë këtu, nuk i jam shmangur drejtësisë, për një që pezumohet i pafajshëm, pse mos të vlerësohet afati i parashkrimit.

Injorohen dëshmitarët që janë relevant, dhe lejohen disa njerës që kanë punuar në Gërdec. SHBA që na bënë ne anëtarë të NATO-s, bazohen në një ligj të veçantë.

Ministri i Mbrojtjes nuk ka pasur në asnjë moment të vetëm që të jetë njoftuar që ka problem me Gërdecin. Nuk ka asnjë moment që të jetë kontestuar gojarisht'', tha Mediu. 

1 Komente

  1. K
    Krenaria e fshatit.

    Po kombishtja e Saliut Zeni cfare kerkonte aty ku gojet e liga thone se kishte zyre. Cudia e madhe me keta eshte se malli ishte i shtetit zyrat ishin te shtetit por parate i merte Zeni dhe Saliu nuk di gje.Mediu e ka shtyre jeten duke u zgjedhur me lista the duke pervetesuar pare qyl.I biri fatorinos eshte inocent megjithse u rrafshua nje fshat i tere dhe atij i vjen shume keq.

    Lini një Përgjigje