Ministri grek Stavros Papastavru vijon vizitën me Fredi Belerin, ndërkohë që në burgun e Durrësit është ndërprerë energjia elektrike.
Raportohet se prej disa minutash nuk ka energji në burgun ku ndodhen të arrestuar krahas Belerit, edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kryetari i Kukësit Safet Gjici dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.
Takimi i zyrtarit të qeverisë greke me Belerin bëhet një ditë para seancës së radhës të gjyqit në themel të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Kujtojmë se Athina zyrtare ka kërkuar që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndërsa kjo ceshtje ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive. Greqia ka paralajmëruar për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të çështjes “Beleri”.
Neo fashizmi grek kujton se eshte viti 91ose 92....plera...