Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka realizuar një takim pune me homologun e tij grek, Konstantinos Skoumas, lidhur me forcimin e bashkëpunimit të dy palëve në luftën kundër kontrabandës dhe trafikimit të narkotikëve.
Këto aktivitete të jashtëligjshme, sipas palëve, zhvillohen nëpërmjet kufirit të gjelbër mes dy vendeve.
Gjatë takimit, ka pasur një theks në bashkëpunimin e suksesshëm që ka pasur ndërmjet palës shqiptare dhe asaj greke, me synim forcimin e mëtejshëm të tij.
Krerët e dy policive, qartësuan vullnetin për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë, operacione të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimin.
Një mundësi u la e hapur edhe për takime të tjera të ngjashme, për të mundësuar shkëmbimin e eksperiencave, apo trajnimet mes palëve homologe.
Mbi të gjitha, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale, në Shqipëri dhe në Greqi, me qëllim parësor, rritjen e sigurisë publike, për qytetarët e të dy vendeve dhe me gjerë.
Lini një Përgjigje