Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, Balla thirrje tifozëve: Respektoni ligjin, hiqni dorë nga çdo akt i dënueshëm

19 Nëntor 2023, 12:38Kronika TEMA

Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, Balla thirrje tifozëve: Respektoni

Në kuadër të ndeshjes mes kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe, vjen një reagim nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ai u ka bërë thirrje sportdashësve të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe të heqin dorë nga përdorimi i mjeteve priotenike, të ndaluara në stadium.

“Të nderuar mbështetës të ekipit kombëtar që do të ndiqni nesër ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, në Stadiumin Air Albania, apo në mjedise të tjera publike, ju lutem respektoni ligjet e RSH dhe rregullat e vendosura nga UEFA dhe nga Policia e Shtetit.

Gjithashtu ripërsërisim thirrjen të hiqni dorë nga përdorimi i flakadanëve, lëndëve piroteknike apo çdo akt tjetër i dënueshëm penalisht.

Organizatorët kanë marrë të gjitha masat për një festë të madhe dhe të bukur mbarëkombëtare”, shkruan Balla.

4 Komente

  1. A
    Al

    Po ik ore kokepras do ti mesosh ti rregullat e sjelljes shqiptareve

    1. I
      Ilir

      Ti nuk ke shprese te mesosh... rri i qete, per ata si ti, vetem dajaku eshte ilac.

    2. a
      albi boston

      Shume drejte e ke thene zoti minister. Me qe ra fjala, arrestoni edhe politikanet qe jane duke vjedhur popullin per 30 e kusur vjet!

      1. t
        tifozi

        Ka zera qe nje pjese e Vetçvendosjes te importuar nga Albini dun qe te prishin festen e kualifikimit per ne Euro Gjermani duke ndihmuar keshtu heqjen e "lepurit nga barku "te Sali Berishes!Ujkun mjergull do thote nje shprehje dhe ai eshte gati per te testuar ridjegjen e Shqiperise ose prishjen e imazhit!Ndaj survejoni ata qe vijne pertej kufirit me mision se Shqipetari tashme e njeh mire kete bishe te terbuar e nuk e ndjek me.Rruaju nga mercenaret e Albinit i cili ka te njejtin objektiv me sali Bishen ,destabilizim dhe prishje imazhi te vendit ! Nuk ka ç'fare humbin.Po nuk erdhi Abini per te para ndeshjen dihet qe do kete trazira o hej o hej o hej!

        Lini një Përgjigje