Ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat e marra me qira, arrestohet një tjetër punonjës i DRSHTRR në Elbasan

28 Nëntor 2023, 10:56Kronika TEMA
Ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat e marra me qira, arrestohet

Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit policor 'Fraud'. Policia ka arrestuar Rodrigo Lulajn, 25-vjeç punonjës i DRPSHTRR-së në Elbasan dhe Mariglen Zanuni 38 vjeç.


Këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga tashmë, (një punonjëse e DRSHTRR-së në Elbasan dhe Thanas Bekon) kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

''Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fraud", dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme'', - njofton policia.


Mësohet se Thanas Beko dhe njëri prej punonjësve, kishin marrë me qira 3 automjete dhe më pas u kanë hequr GPS dhe i kanë falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje