Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Report tv ka siguruar një pjesë të draftit ku vihet re një shtim të numrit të veprave penale si në fushën e qarkullimit rrugor por edhe në fusha të tjera të cilat më parë nuk kanë qenë përfshirë si vepra penale.
Ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme, kur kjo kërkohet për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme. Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg.
Një tjetër ndryshim i propozuar ka të bëje edhe me mungesat e avokatëve në proceset gjyqësore pa një shkak të arsyeshëm apo të ligjshëm, në një çështje që është me të paraburgosur duke sjellë pezullim të gjykimit.
Kjo përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ndërsa nëse kryhet për here të dyte dënohet me qortim gjyqësor. Nga këto ndëshkime nuk përjashtohen as prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nëse mungojnë në seanca mund te ndiqen penalisht dhe te dënohen me gjobë dhe si dënim plotësues është parashikuar edhe heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Prej kohesh një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë është duke punuar për Kodin e ri Penal. Pak kohë me parë vete ministri i Drejtësisë ka pohuar se ka përfunduar hartimin e pjesës së përgjithshme, po bëhet edhe pjesë e posaçme dhe me pas do të hidhet per konsultime. Grupi i punës për ndryshimet në Kodin Penal përfshin përveç ministrisë së Drejtësisë edhe përfaqësues të shkollës së magjistraturës dhe ekspertë të fushës.
Mesa duket rilindasit po kane deshire me fut ne burg tere shqiptaret!?Si mund te besh tre vite burg per nje mosperqendrim ne rruge!?Dihet ke ndalojne,e nuk shohin policet “trima” rrugore.
Pse ne jemi fundi i europes dhe konkurojme per fundin e botes??? Sepse delenxhinjte, maskarenjte, hashashllinjte ,komunistet kane qeverisur qe nga 1944 kete vend. Delenxhinj rilindas, gjeni 1 vend te vetem ne europe dhe ne bote qe denon me 3 vjet burg,per parakalim te gabuar. Vetem 1 Ketu cdo dite nga 1 skandal dhe per te mbyllur skandalet, delenxhinjte bejne skandale te tjera. Hipotakat ne te gjithe shqiperine jane bllokuar, dhe drejtoresha ju nis email punonjesve duke ju kerkuar mos te paisin shqiptaret me certifikata. Si me thene shteti ka rene. Ka 1 jave media meret me arestimin e 1 delenxhiu funderine si ujku i cerikut, dhe nuk thuhet asnje fjale per arestimin ne dubai te amantin josfit, ish sekratar i ministrise se mbrojtjes, i biri i 1 zyrtareje shume te larte mavi, mik i ngushte i vellait te kryeminstrit se ka vjedhe disa MILIAREDE euro . Dhe keta karagjozo banditet e rilindjes duan te bejne ligj qe te kercenojne me burg cdo shqiptar, per te mbajtur ne terror kete vend. Vend qesharak Vend bandit Vend i mbaruar
Gomarlleqet e patronazhisteve qe kane mbushur zyrat e shtetit,nuk duan te bejne qe dhe Shqiperia te jete nje vend normal,pse lodhen komisaret e PS,mjaftojne te kopjojne ligjet e bje shteti Europian,fjala vien te Zvicres qe shkohet deri te burgu per alkol e tejkalim tej mase te shoejtesise,si dhe per konfiskim te mjetit dhe pastaj shikojme se si behen trimat e rrugeve pula.Kjo qe keta duan te bejne con leke te xhepat e prokuroreve e gjyqtareve dhe nuk ndryshon gje ne trafikun rrugor,nuk besoj qe shteti i dhier Shqiptar te jete aq i forte sa ti kthej burgjet plot me njerez si kampe pushimi.
Pushkatim ore pushkatim. A kur ka perfunduar Akademia e Shkencave ne ate fare derexheje cmumd te presim nga nje grup delinkuentesh qe ndoshta nuk dine as te lexojne. Ligje qe miratohen nga kriminele, trafikante qe porosisin ligje. A moj Shqipni e mjera Shqipni!
Po ore po. 3 vjet burg. Futja pordhes Futi një gjobë të majme e hiqi patentën e lëre burgun. Burgu është për gjëra të tjera
Futja pordhes o K/M .Te gjeti si Enveri, qe per nje tulle me pak ne kanalet vaditese, te fuste ne burg. Kjo injorance eshte me shume se burgu qe bejne shqiptaret per vepra penale .Luani nga vendi .Pastroni budallenjte se sikur jane bere shume ne apatatin shteteror . Z.Balluku ! Gjyshi yte nuk i kaperdinte keto gomarlleqe.
Ndryshimet në Kodin Penal.'!!!!! Specialistet e Kodit Penal me shkoll te larte(me Mastera Idjotesh), duhet te studjojne ligjet e shteteve met te zhvilluara dhe jo te shpikin idjotsira. Sic thote edhe nje iso labe qe i shkon per shtat, " Sec na shpiken nje formule pula vezen apo veza pulen.
Ne fakt ketu ne Shqiperi,të merr frika të qarkullosh me makinë,se pothuajse shumica nuk i zbatojne rregullat e qarkullimit rrugor.,Parakalohet ne krahun e djathte,ne rrethrrotullime nuk ruan askush precedencen, bllokohet ne autostrade krahu i parakalimit nga makina te renda ,etj etj.. Ky penalitet që parashikohet nuk do te ndryshoje asgje dhe ajo qe bi ne sy eshte se shkelja e ketij rregulli te kodit rrugor,do te perxaktohet nga subjektivizmi i nje polici. Nëse policia ekziston vertet,ka patur mundesi dhe ka ,te kontrolloje e te ndaloje kundravajtesit e kodit rrugor,pa qene nevoja me shku deri ne keto ekstremitete ligjore,por kete se ka bere dhe se bën policia,se para hundes tyre parakalon makina ne te djathte dhe ata nuk ‘i shohin’..
perqendrohu tek thelbi. Keta rilindas te dhjere po propozojne burg. A jeni ne vete???????????
Per ke jane keto ligje ! Jo per te "fortet" Tjeti perplasi tre veta ne semafor i mallosur dhe gjykata e la te lire ....
TA BEJN 6 VJET BURG DHE HEQJE TE PATENTES PERGJITHMON TE GJITHA AKSIDENTET ME PASOJ VDEKJE JAN PER PARAKALIME TE GABUARA AI QE DREJTON AUTOMJET KUR HIPEN NE TE TE MENDOHET MIRE SE JAN BER KETA SUMQIRET QE MARIN PATENTEN NUK NJOHIN ASNJE TABELE QARKULLIMI KUJTOJN SE MAKINA ESHTE LODER TE ASHPERSOHEN LIGJET NE MAKSIMUM
Sugjeroj qe para se te merret patenta cdo kursant te beje paraprakisht 6 vite burg, si paradhenie. Ngaqe 100 % e vozitesve gjate 1 muaji e bejne nje (se paku) parakalim te gabuar.
Vozitesve????? Shko meso shqip.
Ashpersimi apo kriminalizimi i disa shkeljeve ne qarkullin nuk eshte zgjidhje.FORCIMI I AUTOSHKOLLAVE ,KERKESAVE NDAJ TYRE DHE KERKESA NDAJ KURSANTEVE do ishte nje hap i duhur.Ndergjegjesimi i perdoruesve te rruges ,sj dhe permiresimi iSINJALISTIKES rrugore vertikale dhe horizontale mendojme se shkojne ne drejtimin e duhur per parandalimin dhe pakesimin e aksidenteve rrugore ne pergjithesi dhe atyre te renda ne vecanti .
Ca jane keta gomere???? Ne asnje vend te botes nuk futet njeriu ne burg per parakalim te gabuar. Cfare behet eshte gjoba dhe vendosja e pikeve ne patente.