Nën akuzë biznesmeni i skrapit në Gjirokastër, nuk iu dha rrogat punëtorëve indianë

30 Nëntor 2023, 20:16Kronika TEMA
Nën akuzë biznesmeni i skrapit në Gjirokastër, nuk iu dha

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 46 vjeç, pasi 2 shtetas indianë, banues në Gjirokastër, të punësuar në biznesin e 46-vjeçarit (vendgrumbullim skrapi), kanë kallëzuar se ky shtetas nuk iu ka dhënë pagat e disa muajve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje