“Nëse nuk paguan vëllai yt do të vdesë!” Si ra policia britanike në gjurmët e shqiptarit që mbahej peng në Londër

2 Tetor 2022, 13:47Kronika TEMA

“Nëse nuk paguan vëllai yt do të vdesë!” Si ra

Nertil Buzi, 30-vjeç është i riu që është mbajtur peng në Britaninë e Madhe nga 7 shqiptarë të tjerë, për disa ditë me radhë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se denoncimi është bërë nga vëllai i të riut në policinë shqiptare. Ai i ka thënë uniformave blu se grupet kriminale që mbanin peng të vëllain, i kanë kërkuar që të sigurojë 400 mijë paund ose vëllai i tij do të vritet.


“Nëse nuk paguan paratë, vëllai yt do të vritet”, citohet të ketë thënë ai para policië. Pas marrjes së denoncimit policia shqiptare ka kërkuar ndihmën e policisë britanike.

Kanë qenë 8 hetues që janë marrë me zbulimin e vendndodhjes së të riut shqiptar nisur edhe nga materialet që vëllai i tij i ka dhënë policisë, duke përfshirë këtu edhe pamje filmike ku ata shfaqen duke e torturuar atë si kërcënim për familjarët.

Dyshohet se shkak për këtë pengmarrje të jenë bërë prishja e pazareve mes të riut dhe personave që e mbanin peng. Kjo pasi këta të fundit rezultojnë emra me rekorde kriminale në kultivimin e lëndëve narkotike në shtëpi bari dhe trafikim të tyre.


Ndërkohë sa i takon ‘pengut’ ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë gjatë kohës që ka qëndruar në Shqipëri, megjithatë dyshimet janë se ai është përfshirë në grupet e kultivimit të drogës pasi është vendosur në Britaninë e Madhe.

1 Komente

  1. K
    Kalit I shkofsh onash o Klodi!

    Akoma I besoni lajmeve te Kloni Dhalles? Kjo me keq se ai kokbolja Hoxha, paska lidhje me policine britanike, njesoj si ai kokzari me Ekuadorin!

    Lini një Përgjigje