Është ditë e diel. 16 korrik 2006. Gramoz Pashko sëbashku me familjen janë me pushime në Himarë. Konkretisht ata ndodheshin në vendin e quajtuar “Rrugët e Bardha” në fshatin Palasë. Në një plazh të veçuar rreth 2.5 km nga rruga automobilistike Himarë – Vlorë.
Që në orët e para të mëngjesit ata i janë drejtuar detit sëbashku me disa miq të tyre. Pasi kanë qëndruar disa orë janë futur në det për t’u larë disa persona, mes të cilëve dhe Gramoz Pashko.
Vendi ku ata po laheshin ka qenë plot me shkëmbinj. Të tjerët kanë dalë nga uji, ndërsa Pashko ka vazhduar të notojë dhe disa minuta më vonë. Në një moment ai ka hipur në një shkëmb, nga ku dhe ka përshëndetur me dorë personat që ishin me të.
Kishin kaluar rreth 30 minuta dhe ai nuk po dukej më. Familjarët të shqetësuar kanë nisur ta kërkojnë. Me vështirësi kanë dalluar midis shkëmbinjsh e dallgësh trupin e tij përmbys, me fytyrë në ujë. Kanë ndërhyrë me vështirësi sepse deti kishte dallgë.
Ata kanë arritur ta nxjerrin nga deti në një terren të vështirë. Lartësia e shkëmbinjve ka qenë rreth 3 metra dhe për ta nxjerrë nga andej duhej litar dhe barelë.
Eva Dibra mjeke e përgjithshme në profesion dhe në të njëtën kohë mike e ngushtë e familjes ka qënë e para që i ka dhënë ndihmën mjeksore. Për herë të parë ajo rrëfen për Inside Story, tmerrin që kanë përjetuar në ato momente
“Ishte një moment traumatik, nuk e gjeta unë por im bir që kishte rënë ërmbys, thirri thirri, dhe shkuam im shoq dhe pastaj unë. Ishte gjiri i vogël dhe me shkëmbinjë aty në palasën e vogël, e nxorrëm ja ashtu ishte një shkëmb pak i pjerrët dhe filluam ti bënim frymarrje artificiale dhe masazh zemre. Zemra filloi me punu por frymëmarrja është ashtu si superficiale mushkritë të mbushura me ujë, gjendja ishte shumë e rëndë. Zgjati ajo frymmarrja deri sa erdhi helikopteri. Erdhi dhe i biri se ishte në Himarë. Ishte një tmerr sdi ctë them një tmerr” u shpreh mjekja që asistoi, Eva Dibra.
U zhduk mes shkëmbinjve për minuta të tëra, si humbën kontaktet familjarët me Pashkon
Gramoz Pashko kishte mbijetuar në ujë për minuta të tëra. Ishte një mrekulli që ai u gjet i gjallë, edhe pse kishte pak shpresa që tja dilte. Ndihma e parë që iu dha nga njerëzit e tij e mbajti në jetë. Miqtë njoftuan të birin Rubenin që ndodhej në Himarë dhe u përgatit transporti drejt Tiranës.
“Gjetëm një doktorr, atë të dhërmiut dhe e morëm dhe kur aaritëm në vend Gramozi nuk ishte mirë kuptohej, kishte ndenjur shumë në ujë. Momenti i fundit sa ka ardhur helikopteri ishte Gramozi i shtrirë, Rubeni që i mbante kokën dhe unë që mbaja çadrën se ishte diell dhe Rubenin që të mos batohej” u shpreh miku i Rubenti, Redi Mazi
“Për mua ka qënë fiks si një film horror, kam akoma dhe sot një breng që nuk isha pranë Rubenit në atë moment, nuk isha se kishim shoqëri të ndryshme” u shpreh Bers Hado, i afër i Ruben Pashkos
Sipas kronologjisë së dosjes hetimore rezulton se rreth orës 13:40 është njoftuar rajoni i Policisë së Himarës se shtetasi Gramoz Pashko ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe familjarët e tij kërkonin ndihmë urgjente mjekësore. Pas njoftimit të bërë aty kanë shkuar mjeku Jani Gjoka dhe shefi i rajonit të Himarës. Ndërkohë që familjarët janë muduar ti bëjën frymarje artificiale e masazhe të zemrës, ai ndodhej në gjendje kome të thellë dhe kishte frymarrje të çrregullt.
Trupi i Pashkos ishte midis shkëmbinjsh, në buzë të detit pa ndjenja, i rrethuar nga familjarët, miq dhe shokë që ndodheshin me të. Kur u afrova, ai nxirrte shkumë nga goja dhe nga hunda, si dhe kishte rrahje të shpejta të zemrës. Në pjesën midis dy syve kishte një plagë, një të çarë, e cila me sa duket i kishte shkaktuar traumë cerebrale. Së bashku me mjekun e Dhërmiut, i cili kishte mbërritur para nesh, i dhamë ndihmën e nevojshme. Me personat që ndodheshin aty e vendosëm në barelë dhe me litar, me vështirësi të madhe e kemi nxjerrë nga shkëmbinjtë. Na u desh rreth 20 minuta përpjekje, pasi terreni ishte shumë i vështirë dhe gjithë shkëmbinj.
Pa humbur kohë mbrin helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë në vendngjare. Nën shoqëriminë e mjekut të ambulancës Dhërmi, Kozma Çipa dhe të bashkëshortes, helikopteri me pacientin Gramoz Pashko, niset për në QSUT. Rreth orës 16:25 pacienti është çuar në reanimacionin e Kardiokirurgjisë së spitalit. Sipas kartelës së pacientit që Inside Story zotëron, nga mjekët aty është përjashtuar fillimisht mundësia e ndonjë infarkti. Më pas është realizuar skaneri i kokës, prej të cilit u përjashtua çdo dëmtim.
Nga mjekët u konkludua se mushkritë e pacientit ishin të mbushura me ujë. Pasi parametrat e tjerë u stabilizuan mjekët në bashkëpunim me familjarët vendosën që të dërgohej për kurim jashtë vendit. Konkretisht do të trajtohej në spitalin e Barit në Itali.
Transporti i tij duhet të bëhej sa më shpejtë. Aty të pranishëm kanë qënë kryeministri i atëhershëm Sali Berisha dhe ai sygjeroi që trasporti të bëhej me helikopterin qeveritar Bell 222.
Momentet e fundit, si u zhduk helikopteri qeveritar me 6 persona në bord
Pas disa përpjekjeve për të ardhur në kontak me ekupiazhin e helikoterit nis kërkim shpëtimi. Tashmë ishte e qartë se gjëma kishte ndodhur. Helikopteri Bell 222 me gjashtë persona në bord kishte pësuar aksident, duke u zhytur në ujrat e detit Adriatik.
“Ishim mbledhur në shtëpi dhe më duket vëllai e mori vesh i pari Genci që nuk po përgjigjej helikopteri por nuk ja thanë Mozës se ishte një tmerr. Se nuk ishte vetëm Gramozi që ishte përgatitur por ishte edhe i biri. Një tmerr i paparë, tragjedi shumë e madhe i thanë nuk përgjigjet pastaj i thanë që ska më helikopter” u shpreh mjekja e familjes, Eva Dibra
Hipotezat e ekspertëve vërtiteshin rreth iluzionit optik që mund të kishte piloti ose shkaktar ka qënë ndonjë turbulencë ajri vertikale. Iluzionet optike që kanë pilotët kanë të bëjnë me mos qartësimin e horizontit. Deti dhe qielli janë të ngjashëm aq më shumë kur fluturon natën. Kjo mund të bëjë që piloti të humbas lartësinë dhe të rrëzohet. Turbulenact ajrore vertikale tërheqin drejtë tokës ose detin mjetin fluturues. Pavarësisht rrethanave, tashmë kemi tragjedi në 5 familje.
Në secilën prej tyre janë hapur dyert e mortit edhe pse sduan të humbasin shpresat se mund të jenë gjallë. Tragjedia më e rëndë është në familjen e Gramoz Pashkos. Bashkë me të ka humbur jetën edhe djali i vetëm i tij 24 vjeçar. Nuk besoj se dikush gjenë fjalët për të ngushëlluar një nënë që humbet në të njëjtën ditë djalin e vetëm dhe bashkëshortin.
Nuk është aspak e lehtë as për familjen e mjekut 40 vjeçar Aleksandër Baloi. Edhe pse ishte në një ditë pushimi ai u thirr më urgjencë për të shoqëruar pacientin në Itali, për shkak të aftësive që kishte si mjek. Vetëm dy ditë para aksidentit ai kishte arritur të përfundonte studimetmaster me rezultate shumë të mira.
Tragjedia ka pllakosur edhe në familjet e dy pilotëve dhe të inxhinjerit teknik të helikopterit. Ata lanë fëmjët jetim dhe familjarët të zhytur në zi.
Tragjedia me 6 viktima, helikopteri që transportonte Pashkon nuk kishte çertifikatë të vlefshmërisë ajrore
Tani le të zbulojmë dosjen hetimore të kësaj tragjedie. Inside Story ka analizuar me detaje çdo faqe të kësaj dosje voluminoze.
aNë atë kohë Prokuroria e Tiranës nisi menjëherë hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit ajror që ju mori jetën 6 personave.
“Aksidenti i Pashkos është një ngjare e pazbardhur në gjykimin tim dhe e mbuluar me shpejtësi, për mua” u shpreh inxhinieri, Arben Meçe
Sipas hetimeve të prokurorisë rezultonte se helikopteri Bell 222 nuk ka patur certifikatë të vlefshmërisë ajrore për udhëtimin në Itali.
Nuk është lëshuar kjo certifikatë. Sipas fotokopjes së certifikatës së këtij helikopteri i është dhnë një vlefshmëri e kufizuar për tre muaj. Për të shkuar jashtë shtetit, për të qëndruar dhe për tu kthyer nga baza e mirëmbajtjes dhe riparimeve.
Referuar dokumenatve zyrtarë helikopteri është pajisur me këtë cerfifikatë nga data 29 mars deri në 29 qershor 2006. Kjo vlëfshmëri është përdorur për të çuar helikopterin për riparime në bazën e vetme të riparimeve në Gjermani. Ndërsa ditën që helikopteri është ngritur në fluturim drejtë Italisë, ka qënë pa këtë dokument.
Ky helikopter kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1986, që atëherë është përdorur për trasportin e personaliteteve. Sipas dëshmisë së ish komandantit të këtij helikopteri përjashtohet çdo mundësi që mjeti të ketë patur probleme pasi sapo ishte kthyer nga shërbimet. Por një rregullore e përmendur prej tij do të ngrerë dyshime sa i përket aksidentit tragjik.
Sipas rregullores së forcave ajrore është përcaktur se pilotët që marrin pjesë në fluturim ditën nuk lejohet që të panizohen për fluturim natën. Ose duhet që të kryejnë 6 orë pushim dhe të bëhen gati për fluturim.
Sipas kronologjisë së ngjarjes rezulton se atë ditë ekuipazhii helikopterit kishte fluturuar drejt Pogradecit e më pas ishte kthyer në Tiranë. Ky fluturim është bërë për ish kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha. Sipas deponimeve të dëshmitarëve pilotët nuk kanë mundur të pushojnë as dy orë dhe janë thirrur për fluturimin urgjent.
Më datën 16.7.2006 kam qënë me shërbim pranë zyrës së informacionit në Gardëne Repubikës. Ka qënë ora 18:00-18:15kur më ëshët dhënë detyrë që me mjetin e gatshëm të shkoja në Laprakë, tek fusha e helikopterve dhe të shoqëronte pilotët në shtëpi. Më pas në orën 19:30 më është njoftuar që të marrë pilotët dhe ti çojë te fusha e helikopterve.
Pra rezulton se pilotët nuk kanë mundur që të pushojnë 6 orë siç është parashikuar në rregulloren e Aviaciontit Civil. Ndërkohë që shkelja tjetër ka të bëjë me atë që përcakton rregullorja se kush ka fluturuar ditën nuk duhet të fluturojë natën.
Pilotet e helikopterit që transportonte Pashkon të pa trajnuar për fluturime natën
Dëshmi të tjera të zbardhura nga dosja voluminoze hedhin dritë mbi faktin se si pilotët shmangnin fulurimet natën. Ata kërkonin gjithmonë që udhëtimet të kryheshin ditën duke qënë se Shqipëria nuk kishte infrastrukturën e duhur ajrore.
Sipas një bisede që kam patur me komandantin e helikopterit Bell 222 ai më ka thënë se për fluturimet natën të cialt ai i quante Instrumental Flight Rules, ai dhe piloti tjeter nuk kishin kryer kursin e nevojshëm të trajnimit. I cili duhej të kryhej nga isntruktorë të licensuar.
Një tjetër dëshmi që shton akoma më shumë dyshimet vjen edhe nga kontrollori i aftësive të pilotit.
Gjatë kohës që kam qënë unë në atë detyrë kam kontrolluar aftësistë e pilotit Vangjel Çondi. Ky pilot ka qënë I licensuar vetëm për fluturimet VFR.
Me kërkesë të pilotit Çondi fluturimet natën janë shmanguar ashtu si raste urgjente apo të programuara.
Pra edhe sipas kësaj dëshmi rezulton se pilotët nuk kanë qënë të licensuar për fluturime natën. Duke mos harruar të theksojmë se pilotët që kishin fluturuar ditën janë nxjerrë përsëri në fluturim pa pushuar 6 orës, sipas rregullores.
Inside Story
Ketu nuk ka asnje mister, ky helikopter nuk ishte per udhetime naten dhe u nis me urdher te Sali non grates prandaj mos i beni keto histori kaq misterjoze.
Nuk kuptova gjë ku është misteri këtu. Ajo që nuk thuhet është se Mozi I famshëm pasi ua bëri me dorë miqve të tij u zhyt me kokë në shkëmbin nën ujë. Kjo është edhe arsyeja e dëmtimit në ballë por që e ka paralizuar në fakt në shtyllën kurrizore rreth qafës. Kaq, dhe këtu mbaron edhe Çeku I bardhë me gjithë bëmat e tij.
Cdo e keqe qe i eshte bere shqiperis dhe shqipetarve ka dore salih bin ladn dhe spijuni ilir metaj Cdo vrasje,cdo perdhunim,cdo grabitje keta jane te paret te ndihmuar nga kreu i SPAK Arben Kraja
Kush e kërkoi transportin me helikopter?
E zuri mallkimi i nenes vet kur perdhosi eshtrat e babait te vet.. Edhe vajzen ja perdhunuan kafshet e Saliut ne mes te dites. The
E lagu s'è lagu. Gerdalla i thotë ta çojnë me helikopter. Dikush duhet t'i thoshte shpellarit si qëndron puna e fluturimeve. Hajt mo, edhe Mozi me shokë bashkë. Iku njeri, iku tjetri, ikën me radhë të tjerë. Kurse mostra është aty. Tamam si lugat që nuk ngopet me gjak viktimash. Thonë, dhe ku ka zë s'është pa gjë. Gramozi diçka dinte në lidhje me Berishën. Aksidenti në det ishte thjesht rastësi. Por kur të vjen zogu te dora,.... . Po kështu edhe Olldashi. Tani fundërrinat bëjnë foltore ( nevojtore ). Pastaj shkojnë në vendin e krimit dhe vendosin lule. Kurse familjarët rrijnë në krah të vrasësit, pa turp, pa shtyllë kurrizore. Ah, kanë shukun me para që u ka zënë gojën.
Eshte me se e qarte. Ne kete vrasje eshte dora e zeze e Sali Berishes. Gramoz Pashko kohet e fundit kishte konflikte dhe Saliu e quajti nje njeri kuindra vendimeve te tija. Saliu ashtu si gjithe te tjeret qe jane vrar nga Saliu,e shfrytezoi kete rast per ta hequr qafesh e te rrinte i qet. Si rezultat i inateve personale te Saliut e fundosi ne fund te detit bashke me pese vete ate tjere te pafajshem.Shhikoni sa i pashpirt eshte Sali Berisha. Nuk kurseu as djalin 24 vjeç as mjeket as pilotat,por zbrazi epshet i tija histerike,politike. Zemra e tij e zeze u qetsua se Pashko nuk ishte me ai qe do ta bezdiste.
Aty ku merr pjesë S.Berisha do të ket VRASJE. Një KryeMinistër me mënd në kokë nuk merret se kush Elikopter do çonte G.Pashkon në Itali.Elikopterin do e caktonte shefi Elikopterve.Pse nuk po flet Ai që ishte.. -Skenari është i përgatitur me kohë për eleminomin e G.Pashkos si kandidat për kryetar i PD.Ashtu siç u eliminuan shumë të tjerë mbi 12 që nga 1991-2013.Midis tyre: P.Arbnori,A.Spahia,S.Zhulali,B.Gazidede,K.Gjoka,A.Hajdari,S.Olldashi..deri te spostimi nga PD i shumë të tjerëve që krijuan parti të tjera.. -Sb është një DALLKAUK,HAJDUT,VRASËS,MALOK I PAGDHËNDUR,ZBATUES I KANUNIT TË LEK DUKAGJINIT,FATKEQSI KOMBËTSRE ME 155 KRIME MBI SHPINË QË VETËM SPAK NUK I SHEH NGA FRIKA E TIJ..PASI SHKOJNË PËR LESH SI XHEVAT HANA QË ZBËRTHEU VRASJEN E REMZI HOXHËS NGA SHIK I SB,GAZIDEDES TË TIPIT ISIS.
ai qe vrau edhe Sokol Olldashin etj Kosta Trebicken ,Gerdecin ,ne 21 Janare , ai qe shpertheu 97 -en ai salih nanqiri serb
Keqardhje per pilotet stafin dhe doktorin qe e shoqeronin se arkitekti qe shkateroi Shqiperine me CEKUN E BARDHE mori ate qe meritonte..... Keshtu shkofshinte gjithe ata plera qe i kane bere keq keti vendi se kerkush nuk ka dhimbje per ta. Sa per ngjarjen nuk ka asnje mister u nis ne kundeshtim me cdo regull fluturimi me urdher te komandantit diktator Sali Berisha bile po te ish dhe ky ne ate helikopter sot Shqiperia do ishte ndryshe se do triumfonte demokracia e vertete.
E sakte,ma ke rrembyer komentin.BRAVO
S'e merr mortja gjene e vet thote populli. Ai nuk ishte se e dinte ne c'derexhe ishte helikopteri. Per me teper qe eshte helikopter per transport civil, jo per transport mjekesor. Nuk ka Shqiperia helikoptere per transport mjekesor, por i duhet te perdore helikopter te 1986 per te cuar ne Itali nje pacient qe eshte ne koma?
Lufta mes Kamunisteve vazhdon,ashtu si xhaxhi Pjerdhveri vrau mehmetin edhe Sal Maloku vrau Gramozin nje tjeter Kamunist…Komunistet jane njerezit me gjakpires.Dikur Lenini Dergoi njerez deri ne Meksike te Vrisnin Trockin me Çekiç. Qe nga 24 maj 44 deri sot nga komunistet Pushta udhehiqet Shqiperia.me Mizori Sali maloku dhe Gramoz Ruçi i kane duart me gjak
Kësaj i thonë ti Borsh Korçës nga Zvezda,të jesh në Mborje dhe për të vajtur në Korçë të shkosh në Zvezdë e prej andej të vish në Korçë. Që urdhërin për helikopterin e ka dhënë salehu kjo as diskutohet dhe e dinë të gjithë,por po t'a thonë e dinë që venë pas Pashkos. Po pse urdhërin që tëarmatosej veriu e sulmonte jugun kush e dha,Saliu dhe vetëm Saliu,gazidedja e firmosi,ku e çoi Saliu për të mos pat mundësi me fol. Po Zhulalin që nuk pranoj urdhërin e Saliut për këtë mision Alla Sali ku e çoji Saliu,po i njëjti spital në Itali ku vajti,Arbnori,Zhulali,Gazidedja ...po urdhërin për të nxjerrë Hajdarin përballë Haklajve kush e dha Po urdhërin për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar kush e dha,po për të lënë arkivolin në bulevard,nxjerrë tanket nga garda e sulmuar kryeministrin e TVSH kush e dha,po për të sulmuar selinë e pd-së kush e dha ? Përgjigjia është një dhe vetëm një Sali Ram Berisha këtë e dinë të gjithë Shqipëria bile dhe Amerika,Anglia BE -ja,vetëm se Saliu urdhëron por për të firmosur apo shkruajtur vetë,kurrë dhe pastaj vazhdon me mbyllje goje të atyre që kanë firmosur duke i çuar në botën e përtejme,po kështu është Gërdeci me Trebickën e 26 të vrarët , ,Olldashi në Krrabë . Kuçedra që ha njerëz e ka emrin Sali dhe për bythën e tij e të pjellave të tij vret,vjedh,djeg,tradhëton e çfar s'bën këtë të shoh spaku nëse ka për mision drejtësinë dhe vetëm drejtësinë në Shqipëri.
Atje ku perfshihet Saliu vdekja ulet kembekryq...Sa mire qe Shba e kuptoi me ke ka te beje dhe pse demi eshte bere tashme dhe Saliu eshte kufome qe refuzon te shkoje prane perendise....
Tragjedi per nje familje t’i ike djali 24 vjec ne nje kohe me te atin!! Por, fajin e ka Saliu edhe ketu!! Hapni edhe nje dosje tjeter hetimore se nuk po ju del gje me ato qe keni neper duar, sidomos po angazhuat pleren qe saliu e shqelmoi jashte A. M. Funderrinen qe ben ekspertin e gjitheckaje por jo per ate qe ka studiuar.
Ej mos u lodhni kot se dihet ajo “FAJIN E KA SALIU “ Ja e tha Tema , tani turrjuni SPAK-ut!
jo jo fajin nuk e ka saliu,por ju maskarenjt,hajdute,injorant,bythlepires qe hani mutin e saliut.
Ej milet qetesohuni pak se do ju jap nje lajm nga burime te sigurta . Ka nje video , kur nje nate para , te vendi, ku kridhej nga shkembi zakonisht i ndjeri Pashko , eshte pare nje kamion qe ka shkarkuar nje gur gjigand me qellim qe te ndodhte ajo qe ndodhi , kuptohet. Ngaqe shoferi ne kamion nuk dallohet mire , videon po e analizon , me ndihmen e aleateve nje grup specialistesh. Aktin nga ana juridike po e ndjekin Ngjela ,Idajeti she Kreshniku, kurse per artikullin po punojne Pata , Frroku dhe mjeroja . Prisni se SKENI PATE GJE AKOMA .
Thuhet se ne timon ka qene vete Sala . Sa te konfirmohet dhe pastaj do shikoni se SKENI PARE GJE AKOMA
Ate dite eshte pare ne Qeparo agjenti Marko Ruvina i cili mori udhezimet nga Superagjenti Sami Ameni....
Shume i afte po na del Salehi per keso gjerash..!
Une nuk e besoje qe z.Pashko ka ngordhur ..AI Jeton akoma ne Vilat e Lazrit...Verefikojeni,, Jane zera qe perflitet ? Mbase eshte gjalle..
O Mero!!!!Ta kam shkruar edhe po ta perseris,publiko intervisren e Berishises mbas 97 tr tv iranian. E dyta,qe nga 2 prilli cdo masaker e aksident eshte kryer ne favor te Berishes...per llogari te kujt lind pyetja.....mmmmhhhh...ngaqe hemu albanistanas ..u detyrua Cua...te bashkpnonte edhe me Udb....amaaaa kopiliiiii jemi neeeee
Kush ka mundesi ti beje ADN me Nevzat Haznedarin. KY eshte babai I tij biologjik. Fatkeqesi eshte djali I Gramozit. Per Gramozit zoti morri Hak.
Kush ka mundesi ti beje ADN me Nevzat Haznedarin. KY eshte babai I tij biologjik. Fatkeqesi eshte djali I Gramozit. Per Gramozit zoti morri Hak.
"Misteret" e aksidentit jane shpikje idiote e injoranteve. Fluturimi naten eshte sfide per kedo dhe nje perqindje e vogel pilotesh jane te pergatitur per IFR. Pista me e mundshme mbetet per shkaqe njerezore, se pari te atyre qe kane autorizuar dhe urdheruar udhetimin me pilote dhe mjet jo te duhur per IFR, se dyti e piloteve qe duhet te refuzonin prekjen e sigurise. Gabimi eshte shume i thjeshte ngaqe njeriu eshte i prirur t'i besoje syve dhe asaj qe mund te shohe perreth per t'u orientuar por ne kushte erresire nuk dallohet horizonti. Per me teper, helikopteret fluturojne ulet, ne 250-300 m, mjaftojne -2 m/s dhe per 2 minuta je poshte, kjo i ben mjete shume te rrezikshme edhe pse njerezit zakonisht mendojne qe sa me lart = aq me rrezik, ne fakt eshte e kunderta. Nuk perjashtohet gjithashtu keqfunksionimi i nje parametri qe i ka vendosur pilotet e papergatitur ne nje situate shume kritike.
Ata fluturuan naten nga Shqiperia per ne Bari me helikopterin qe nuk kishte license per fliturime naten dhe me pilote qe nuk mund te fluturonin naten. Helikopteri I qeverise u urdherua te fluturonte ne keto kushte nga Sali Berisha! Keqardhje per te gjithe ata te shkrete qe humben jeten!
Nuk eshte mire te flasesh per te vdekurit,por disa gjera duhet te dihen ,ZOTNIA qe eshte bere per ramet erdhi ne lagjen PARTIZANI ( LLONXHE) VLORE dhe deklaroj para zgjedhezve se AMERIKA na ka dhene çekun te bardhe dhe te firmosur, shifren do e veme ne, ato qe ka ndertuar komunizmi ( i thenshin se ishte shume afer fashizmit te Pinoçetit) do ti prishim se do i bejme moderne,shyqyr zotit vetem hdroçentralet shpetuan ,me nje fjale u be vegel qore e SHPELLARIT,prandaj çezarit do i japim ate qe i takon dhe se i vdekur,i paharuar qofte.
Nje Hale me pak. Nje psikopat qe skish respekt as babain e vet qe i shurroi mbi varr lere me te kish respekt per vendin dhe popullin e tij. Ishte aq tmerr si njeri sa do menduar dhe cili ish babai i tij!!!
Gramozi nuk ka vdekur! Ai rron ne zemrat tona!
Zhdukja e helikopterit ishte plani B pasi Pashko nuk vdiq tek shkembi Sa ngeli vetem ke shkembinjet ra pa ndjenja apo u rrezua ,vrasje prefekte