Një vrasës jashtë familjes? Softa: Çfarë tregon gëzhoja tjetër e gjetur në shtëpinë e Pëllumb Metës

3 Prill 2024, 10:30Kronika TEMA
Një vrasës jashtë familjes? Softa: Çfarë tregon

Specialisti i Policisë Fatjon Softa foli në lidhje me vrasjen që është e mbuluar ende me mister, ajo e Pëllumb Metës. 

Duket se një detaj i ri duket se mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve, pasi në shtëpinë e familjes është gjetur një gëzhojë që nuk i përket pistoletës së sekuestruar.

“Kjo tregon edhe një herë, atë që kam thënë më parë që është e pamundur që një vajzë e tillë si Hygerta të ketë shkrepur armën.

Fakti që është gjetur një gëzhojë tjetër në ambientet e shtëpisë së Pëllumb Metës, tregon se mund të ketë të tjerë të përfshirë jashtë familjes.

Kjo hedh dyshimet se nuk është ajo vrasësja e vërtetë, por një person jashtë familjes. Duhet gjetur arma, të cilës i përket gëzhoja. Ka qenë një amë apo dy?”, tha Softa për Breaking.

 

1 Komente

  1. X
    X

    Fatjon kryet drso njeri negativ

    Lini një Përgjigje