“Njëri rrezikon të humbasë krahun, tjetri dëmtime në mushkri”, ja si është gjendja e tre të plagosurve në Rrëshen

26 Shtator 2023, 14:24Kronika TEMA

“Njëri rrezikon të humbasë krahun, tjetri dëmtime

Tre personat që mbetën të plagosur nga breshëria e automatikut paraditen e kësaj të marte në Rrëshen janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pasi morën mjekim në spitalin e Lezhës ata u sollën drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar. Aktualisht, sipas mediave të plagosurit ndodhen në sallë të operacionit. Një prej tyre mësohet se rrezikon të humbasë krahun (amputim). I plagosuri tjetër ka marrë dëmtime në mushkëri e mëlçi, ndërsa tjetri në mushkëri.  


Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Martin (Marku) Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhin, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit.

Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se autorët qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të tavolinës dhe vijuan të qëllonin edhe teksa largoheshin. E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi në një kohë kur në zonë kishte qytetarë të shumtë.

 

2 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Seriali vazhdon ne baze te kanunit te sali bin ladenit, tani keto te plagosurit do marrin gjakun e tyre. Seria e dyte fillon se shpejti vetem mungon vajisja e armeve,rraportimi direkt te lidhet me zyren e Mul Ndokes ose Floriana karos qe po ndjekin zhvillimet keta te fundit kerkojne me patjeter viktimat e rradhes. Sipas kanunit faqe 234 kapitulli 3

    1. P
      Patronazhisti sufllaqexhi

      Po ik o loqe pi ilaçet çlidhje ka kanuni i Lek Dukagjinit i shkruar para 500 e ca vitesh me Berishën

    Lini një Përgjigje