"Nuk menduam se do të përfundonte në vrasje", flasin fiqnjët e shqiptarëve: I dëgjuam teksa ziheshin, një grua bërtiste

3 Dhjetor 2022, 20:10Kronika TEMA

"Nuk menduam se do të përfundonte në vrasje", flasin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Kaminia të Pireut, Greqi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me protagonistë dy shqiptarë.

25-vjeçari Qamil Taja vrau me pistoletë të dashurën shqiptare, Kristjana Brakaj, 19-vjeçe, teksa ndodhej nën efektin e kokainës pas një sherri për shkaqe xhelozie.

Marrëdhënia e tyre nuk ishte aq dhe harmonike, pasi mes tyre ka pasur debate, grindje të shpeshta. Kjo bazuar në deklaratat e fqinjëve të çiftit. Ata thonë për mediat greke se një sherr i ashpër mes çiftit kishte ndodhur vetëm një javë më parë.

“Një javë më parë dëgjova përleshje. Mund të dëgjoja të bërtitura dhe zënka të forta. Vajza ishte disi më e mbledhur. Ai ishte më i zhurmshëm, më aktiv.

Zënka e fundit ishte e ashpër. Më së shumti dëgjoja zërin e gruas”, thotë fqinji i çiftit, i cili edhe pse ishte në shtëpi, nuk e dëgjoi të shtënën fatale.”, thuhet në deklaratën e fqinjëve.

Disa prej fqinjëve thonë se i dëgjonin shpesh grindjet e çiftit, por nuk mund ta imagjinonin se do të përfundonte në vrasje.

Lini një Përgjigje