Nuredin Dumani “dorëzon” vëllanë para drejtësisë: Bashkëpunëtor në masakrën e Bradasheshit

21 Shtator 2023, 12:31Kronika TEMA
Nuredin Dumani “dorëzon” vëllanë para

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka implikuar edhe vëllanë e tij në ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin.

Përballë hetuesve ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk, ka qenë i përfshirë edhe vëllai i Nuredin Dumanit, Dashamir Dumani.

Por sipas Dumanit, sqarime më të detajuara për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka pasur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes Plumbi i Artë si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka pasur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.

Lini një Përgjigje