''Pashë barutin kur u ndez'', ish-ushtaraku dëshmon për ‘Gërdecin’: Flaka nisi për një gabim njerëzor, mund të parandalohej

30 Nëntor 2023, 13:37Kronika TEMA
''Pashë barutin kur u ndez'', ish-ushtaraku

Ish-ushtaraku, Sadik Sula dëshmoi në Gjykatë në procesin ndaj ish-ministrit, Fatmir Mediu.

Sula kujton momentin kur pa zjarr pranë karrocës së salduar, para se depoja e municioneve të shpërthente, në 15 mars 2008.

“Mora vesh për Gërdecin përmes 3 miqve të mi, kontaktova me Petrit Bekoharin. Pas një jave më kthehet përgjigja dhe vazhdova punë. Detyra ime ishte të hiqja djegoret nga predhat, kisha punë të veçuar.

Ditën e ngjarjes ishim rreth 60 punonjës në fabrikë. Dëgjoj një punëtor duke bërtitur ‘baruti u ndez’. Dola pashë një djalë të ri pranë karrocës që na kishin thënë se sapo ishte salduar, me sa duket pasi hodhi dy tre thasë, ajo filloi ndezjen.

Pastaj u dëgjua një shpërthim. Pranë ishin rreth 50m 4 kontenier me barut. Edhe në shesh kishte sasi të madhe baruti të hedhur”.

Ish-ushtaraku u shpreh në seancë se kur pa kushtet e punës, donte të largohej.

“Dy javë punova aty, pasi pashë situatën kisha vendosur që 1 muaj të punoja aty. Nuk ikja dot direkt pasi e kisha kërkuar vetë punën. Fëmijët i kisha në shkollë, vetë e gruan pa punë, 150 mijë lekë të vjetra merrja pension të parakohshëm si ushtarak.

Kur pashë zjarrin, te karroca e salduar, ishte një djalë që ndoshta ka qenë bërë gati për ta shtyrë, ai vdiq, u shtrimë në tokë. Jemi djegur nga pas duke qenë se flakët vinin pas nesh. Pashë me sy flakët dy metër mbi karrocë”.

Për një kovë uji ndodhi ajo që ndodhi, shtoi Sula, që pretendon se tragjedia mund të parandalohej.

“Flaka sipas meje nisi për një gabim njerëzor, ai ishte aktivitet privat, nuk kam parë zyrtar shtetërorë. Unë isha i punësuar në privat në atë fabrikë”.

Në seancë, dha sot shpjegimet e tij edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u shpreh se “faktet që Prokuroria i quan shpërdorim detyre, s’kanë lidhje me detyrën e ministrit”.

Në proces do të vijojnë të japin dëshmi disa dëshmitarë të tjerë të thirrur nga SPAK.

2 Komente

  1. B
    Byrektore SHQUP-i

    Një pyetje për djalin e faturinos më të ndershme të Fierit, idiotin Medi. Konform rregullave të sigurimit teknik sa duhet të jetë distanca e lejuar nga zonat e banuara e objekteve të industrisë apo magazinat e lëndëve plasese që përbëjnë një rrezik evident për jetën e njërzve? Nëse nuk është respektuar distanca e kërkuar nga rregullat teknike atëhere do të mjaftonte vetëm ky fakt që ti i pari sòt të kalbeshe në burg.

    1. U
      U shofshin zagaret e Lexhendes

      Sakte komenti. Çfare duhesh fabrike demontimi prane nje shkolle. Kete vetem Fate Gerdeci dhe SyPeshkaqeni mundet me e shpjegue. Vampiri e vulos.

    Lini një Përgjigje