“Për Shkëlzenin”, Gjergji dëshmon për Gërdecin: Shënimin s’e bëra unë, ashtu erdhi

30 Nëntor 2023, 14:47Kronika TEMA
“Për Shkëlzenin”, Gjergji dëshmon për

Dëshmitarja në gjyqin për Gërdecin, Anila Gjergji me detyrë inxhinierie software-i, tha përballë trupit gjykues se ajo nuk ka bërë shënim me stilolaps “për Shkëlzenin”.

“Ne kishim disa fax-e, por numrat nuk më kujtohen. Kam bërë shënimin, kam vendosur numrin e protokollit, datën dhe firmën time.

Fax-i nr. 622, datë 13/03/2007 dërguar nga Ministria e Drejtësisë për ministrinë e mbrojtjes.

Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë, ashtu erdhi. Mendoj që ka ardhur me fax-in, por nuk më kujtohet”,- tha Gjergji.


I pandehuri, Fatmir Mediu, ndërhyri me pyetjen: “A ju ka thënë ministri që ju do prisni fax-in *për Shkëlzenin, Sali Berishën etj. Ju ka marrë ministri në telefon, e keni takuar ministrin?”


Dëshmitarja përgjigjet me “Jo”.

8 Komente

  1. K
    Kapterri

    Po të jetë bojë origjinale shënimi nuk ka ardhur me faksin.

    1. x
      x

      shenimin e di dhe bufi qe e ka bere Viktor Gumi,, tani keta tallen apo si ?

      1. p
        pilo Lala

        Prokuroria dhe Gjykatsja eshte e detyruar te pyesi deshmitaret. Eshte procedure, nuk po fshihet gje ketu. Prokuroria kerkon te nxjerre sakte kush e shkruajti shenimin "per Shkelzenin", e kane shkruajtur kur eshte nisur faxi nga Min Drejtesise, apo eshte shkruar mbasi ka ardhur Faxi ne Ministrine e Mbrojtjes. Inxhinjerja thote qe shenimi eshte bere nga Min Drejtesise.

      2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

        Mediu ju kujtua, ka qenë në zbor, kërkon ndjesë!

        1. k
          k

          Po moj sharabjgë ,ja hudhet me gënjeshtra gjykatës .Asnjeri nuk di gjë,askush nuk ka pergjegjësi,krimi ishte shtetëror,etj,etj.Njerez degjenerata qe mbrojne mafjozët e korruptuar dhe kriminelë.Paguaj ti ne vend te tyre atehere.

          1. I
            Italiani

            Zotit nuk i shpetoni dot mas qafe e keni Cfar ben do te beje Pa merak Vonon po nuk harron

            1. N
              Nje i Moshuar

              Kush e krijoi kete biznes ato ishin material ushtarak qe vareshin nga Ministria e Mbrojtjes nga Shteti ? Dhe del fajtori te mbaje pergjegjese .Pse lodhet SPAK qe nga Berisha Mediu Shkelzeni dhete tjere qe kane qene punonjes dhe kane pase dijeni per kete biznes pa kusht per te mbrojtur njerzit qe sotjane viktimat edhe bagetia nuk trajtohet pa kushte e jo me njeriu. Pse e hedhin topin sa andej kendej kollai fare e ka SPAK ka nje emer shteti qe e krijoi i asaj kohe te vijet ne pranga kush do qofte .

              1. S
                Selamiu

                Po ky ka qindra telefonata me Shkelzen sypeshkaqenin. Atehere i justifikoi duke thene se e kishte shok.

                Lini një Përgjigje