Përgjimet e “Sky Ecc” fundosin Erzen Breçanin dhe Ervin Matën

28 Nëntor 2023, 10:30Kronika TEMA
Përgjimet e “Sky Ecc” fundosin Erzen Breçanin dhe Ervin

Hetimi pasuror i nisur nga SPAK ndaj grupit kriminal ku doli i përfshirë Erzen Breçani, djali i tij Eralbi dhe i kërkuari Ervin Mata, vijon me mbledhjen e provave.

Të akuzuar si të tjerë të përfshirë në trafik droge, grup kriminal e krijim kushtesh për vrasje, po vijohet me mbledhjen e të dhënave për bizneset dhe pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.

Përveç emrave të 11 personave të përfshirë direkt në hetim, 4 nga të cilët janë arrestuar dhe 7 që janë në kërkim, SPAK tha se po verifikon pasurinë e familjarëve të tyre dhe të këngëtares Elvana Gjata, e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj bankare nga Ervin Mata.

Ky i fundit ka kryer biseda në “Sky ECC” për trafikim droge në disa episode, ndërkohë që nuk rezulton të ketë në emër të tij ndonjë biznes. SPAK po verifikon emrat e familjarëve. Ndërkohë Erzen Breçani rezulton i lidhur me dy kompani.

Subjekti “HEC Drita Energy”, me administrator Eralbi Breçani, i përgjuar direkt në biseda për trafik kokaine dhe transaksione financiare, është themeluar në 23 shtator 2019 me objekt aktiviteti ndërtimi, shfrytëzimi dhe administrimi i Hidrocentralit “Drita”, deri tek shitja e energjisë.

Punimet në lumin e Gashit, Bashkia Tropojë, janë bërë me leje ndërtimi të dhënë nga KKT, në datë 12.07.2019. Veprimet e fundit të HEC, janë kryer më 23 korrik 2023, dhe që prej datës 15 mars 2022 subjekti është i pezulluar. Subjekti ka dalë me humbje që nga viti 2019, deri në vitin 2022 duke raportuar aktivitet negativ.

Ligjërisht mbetet e paqartë me çfarë janë përballuar humbjet e HEC-it ndërkohë që në faqet 84 dhe 85 të dosjes së SPAK, Erzen Breçani është përgjuar teksa bisedon me djalin e tij për shuma që i nevojiteshin nga 300 deri në 500 mijë euro për përballimin e shpenzimeve, madje, në një bisedë, tregon se kishte edhe probleme me pagat e punëtorëve.

Në dosjen voluminoze është fiskuar edhe mesazhi i Erzen Breçanit ku i thotë djalit se i duhen 300 mijë euro për turbinat dhe e pyet nëse do të vonohen paratë në mënyrë që t`i thotë administratorit Fatbardh Breçani të marrë kredi.

Kompania që ka në pronësi HEC-in që po ndërtonte Erzen Breçani është shoqëria e sigurisë Breçani R.O.S.P, e themeluar më 6 prill 2005. Kjo e fundit ka si objekt të aktivitetit shërbimin e ruajtjes dhe i sigurisë fizike të personave dhe objekteve dhe transportimin e vlerave monetare e sendeve të çmuara.

18 Komente

  1. k
    k

    Por janë atdhetarë te flaktë ama.

    1. q
      qiftelia

      Shoqeria R.O.S.P ka si detyre rruajtjen dhe sigurine fizike te Sali Berishes dhe transportimin dhe vjedhjen e vlerave monetare dhe sendeve te çmuara (si psh.lingotat dhe monedhat qe gjendeshin ne Krabe)!O Ilir Meta ku je o president!therret nen ze sot Stresi.Ku je o Ilir Meta?????????????

      1. p
        pilo Lala

        Keta as Tropoja nuk i pranon me , nuk i merr mbrapsht keta felliqesira.

      2. T
        Tani

        Po per ndertimin pas hotel dajti pse nuk shkruani

        1. L
          Li

          Kan gllaberuar të gjtha asetet publike. Moret vesh se nga financohet foltore - nevajtorja!!??

          1. M
            Maloku

            Dhe vjedhjet e parave në Rinas janl organizuar dhe drejtuar nga Braçani me dirigjentin Berisha

            1. p
              pilo Lala

              Tani do dali edhe emri i Kulicajt, nje person kyc ne financimet e klanit Ciftelia .

              1. L
                LORDI

                Pirdh o Pilo pirdh se per ne komentuesit si puna jote ketyre biznezmeneve u dukemi mjerane,pabuksa ,varfanjake wr nuk punojne dhe kane kohe vetem te lexojne gazeta dhe te bejne komente.Kurse keta biznezmene,pasanike pasurohen edhe me shume e dalin pa lagur bile dhe te pafajshem dje ja fusin edhe rruge e pushime te shtrenjta.Ndersa ti o Pilo Bitha as deri ne Kosove e Struge nuk ke dale.Ben mire se keshtu nuk i mungon asnje dite TEMËS se do ngelen artikujt pa komente po mungove ti.Je budalla o Pilo se asnje dite pushimi nuk bere o derdimen

          2. I
            I.M

            Brecani e kishte ne dor dhe transportin e parave ne grabitjen e Rinasit? Pytni Tan Hoxhen te hec-i Brecanit ishin lidhur aparaturat qe prodhonin bitcoin?

            1. T
              Toni

              Nuk eshte e paligjshme me prodhu bitcoin . Gjithsesi te gjithe d hengren sakrahu mbrapa se iku per lesh

            2. S
              Sulua

              I kane varur ne qafe ujkut melcit qe ti ruaj Pika qe sju bie juve te qeveris dhe policis, prokuroris Sali Berisha eshte krye ujku i ketyre malokeve te pa bese

              1. A
                Aqifi

                Po maloket nuk brhen njerez!

                1. B
                  Beni

                  Qe kure dosjet e SPAK kane dale ne pazar.Shtet karagjoz

                  1. B
                    Besi

                    Kontrabandistet nuk bej e hajer. Ata dine te vjedhin, te vrasin e trafikojne, po nuk ndertojne dot aktivitete te qendrushme. Sic I fitojne leket ashtu I harxhojne. Jane ca horra qe bejme zhurme, ndertojne kot dhe ne fund humbin gjithcka. Nuk dine te punojne dhe administrojne sipas ligjit. Hajer bejme ata qe punojne si milingonat apo bletet, cdo dite, me djerset dge durim.

                    1. a
                      am

                      akuzat që i bën saliu të tjerëve thjesht i merr nga ato që di për të vetët.

                      1. A
                        Agua

                        Ne i themi andej cpo ben nje vrime ne uje dhe spaku ate po ben po ku i con keto pasuri qe sekuestron ja jep edi rames ai jau rikthen mbrapsh dhe kjo eshte tja varesh ujkut te njejtat melci dy here ne qafe dhe fundi keto quhen te legalizuar me tregoni qe keto pasuri i ka marre nje biznesmen i paster po aty nuk ka te tille dhe te kerkojne ata delet e diaspordhes qe ishin ne takim me kryehajdutin smunt te blejne se sjau jep kush keshtu qe keto pasuri po legalizohen ajo amnistia qe nuk u be po behet ne kete menyre te modernizuar ajo diaspordha socialiste duhet te kerkonte vetem nje gje te lejohemi te votojme po asnje se permendi pse se jane laro te pushtetit mos prisni asgje komunizmi ne shqiperi eshte me i forte se kurre posht hajdutet kriminele kmuniste

                        1. S
                          Shqiptar

                          Lek te pista qe pastrohen neper investime.

                          1. S
                            Sali MUTAJ. Like floriri dhe baxhella botox a emer

                            Kta Jan kafshëria e injorancës me biznese shummilionshe. ....biznese I themeluar 23 shtator 2019 me objekt aktiviteti ndërtimi, shfrytëzimi dhe administrimi i Hidrocentralit “Drita”, deri tek shitja e energjisë..... O Saleh MUTAJ. Të qft kina rpot deri 7 breza u shoft raca juaj

                            Lini një Përgjigje