Përmet: 82-vjeçari godet për vdekje me shkop druri bashkëshorten

17 Shtator 2023, 09:40Kronika TEMA

Përmet: 82-vjeçari godet për vdekje me shkop druri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pëllumbarë të Përmetit këtë të diel. Një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj.

Policia njoftoi se për këtë ngjarje ka shoqëruar bashkëshortin e saj, 82-vjeçarin L.P. Sipas uniformave blu dyshohet se ai e ka goditur me shkop druri gruan e tij 80-vjeçare. Kjo i ka shkaktuar vdekjen të moshuarës.


Ngjarja është zbuluar nga një zonjë që punonte në banesën e çiftit si shërbyese.

Sipas asaj që mësohet, 82-vjeçari është proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale, dhuna në familje. Prokuroria po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

1 Komente

  1. X
    X per barazim

    Burra përbindësha, vrasin sepse munden fizikisht ta bejne. Nuk vrasin gruan, nenen e femijeve te tyre, por vrasin sherbetoren e jetes dhe sendin qe z'bën Za! Me siguri qe e ka dhunuar gjithe jeten, por kete here ia zuri dora. Burra përbindësh qe urrejne deri ne vrasje, por qe kujdesen nga duart e viktimave te tyre.

    Lini një Përgjigje