Përndoqi një vajzë për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

5 Dhjetor 2023, 14:39Kronika TEMA
Përndoqi një vajzë për disa muaj dhe mbante municion

Policia e Tiranës ka ndaluar një 27-vjeçar me iniciale A.C, i cili ka përndjekur një shtetase për disa muaj.

Policia gjatë kontrollit në banesën e tij në Shijak, gjeti municione luftarake. 

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit, për një 27-vjeçar që përndoqi një shtetase për disa muaj dhe mbante municion luftarak në banesë.

Sekuestrohet sasia e municionit luftarak që u gjet në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Cross road", të ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Në kuadër të tij u bë ndalimi i shtetasit A. C., 27 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur një shtetase, për disa muaj. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në Shijak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi municioni luftarak, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje