Plagosi efektivin, policia kontrolle në 4 qytete për autorin e dyshuar

21 Shtator 2023, 14:22Kronika TEMA

Plagosi efektivin, policia kontrolle në 4 qytete për autorin e dyshuar

Dhjetëra banesa në disa qytete janë kontrolluar nga policia në kërkim të 42 vjeçarit Klered Bozhani i cili një natë më parë ka qëlluar dhe plagosur një nga efektivët e policisë.

Sipas policisë mësohet se përgjatë kësaj të enjtje ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë.

Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.

Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.

 

1 Komente

  1. J
    Jashari

    E verteta eshte qe tani nuk ka ku shkon. Habitem kujt shoku do ja lere gruan tani, se vet si afrohet dot

    Lini një Përgjigje