Plagosi me armë zjarri efektivin e "Shqiponjave" arrestohet pas 24 orësh autori

21 Shtator 2023, 20:35Kronika TEMA
Plagosi me armë zjarri efektivin e "Shqiponjave" arrestohet pas

Policia ka vënë në pranga pas 24 orësh autorin që plagosur me armë zjarri një efektiv të “Shqiponjave” në detyrë.

Bëhet e ditur se 42-vjeçari Klered Bozhanaj është lokalizuar mbrëmjen e së enjtes ndërsa është sekuestruar edhe arma e zjarrit me të cilën ai qëlloi në drejtim të punonjësit të policisë, Edlir Alleshi.

Kujtojmë se pas ngjarjes, policia kreu mbi dhjetëra kontrolle në qytete të ndryshme të vendit.

Kontrollet u ushtruan në Elbasan, Durrës por edhe Vlorë nga ka origjinën Bozhanaj, ndërsa në Tiranë hetuesit morën në pyetje dëshmitarë në afërsi të zonës ku ndodhi plagosja.

41-vjeçari ndiqej nga dy efektivë të patrullës Shqiponja, të cilët kishin marrë informacione se në afërsi të bllokut të pallateve në një lulishte shpërndahej lëndë narkotike.

Efektivët që lëviznin me motor, pasi kanë parë Bozhanajn i kanë bërë shenjë të ndalojë, por ai nuk i është përgjigjur dhe larguar me vrap deri në afërsi të hyrjes së pallatit aty ku 41-vjeçari qëlloi me armë dhe plagosi Alleshin.

Për ngjarjen e rëndë policia ofroi dhe 20 mijë euro për këdo që do të jepte informacion për të dyshuarin.

1 Komente

  1. A
    Antikrimi

    LIGJET DHE BURGJET PRO KRIM TE SISTEMIT TE ASHTUQUAJTUR DEMOKRATIK KA BER TRIMA EDHE BOZHANAJT E DUKATIT TE VLORES QE NGA ZEMRA JANE ME AFER LEPURIT SE NJERIUT. KY FAKT TREGON SE POPLICIA AMERIKANE VEPRON DREJT KUR I JEP PLUMBIN KRIMINELIT KUR TENTON TE LARGOHET KUR POLICI KERKON TA NDALI. EFEKTIVI I FORCAVE TE LIGJEHME DUHEJ TE KISHTE PERDORUR ARMEN NDAJ ALABAKUT BOZHANI KUR NUK NDALI PASI E URDHERUAN TE NDALTE.

    Lini një Përgjigje