Policia zbarkon në Lumin e Vlorës, mes të ndaluarve edhe një i kërkuar ndërkombëtar

9 Qershor 2026, 07:58Kronika TEMA
Policia zbarkon në Lumin e Vlorës, mes të ndaluarve edhe një

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar gjatë natës në zonën e fshatrave të Lumit të Vlorës, ku janë kryer kontrolle dhe ndërhyrje në disa pika të ndryshme. Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksioni janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes tyre edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri, si dhe një mjet të blinduar. Ende nuk janë bërë publike identitetet e personave të ndaluar dhe as detajet mbi veprat penale për të cilat dyshohen.

Në krye të operacionit ka qenë vetë drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Edvin Ndreu, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë forca të shumta policore.

Policia e Shtetit pritet të dalë me një komunikim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi rezultatet e operacionit, personat e arrestuar dhe materialet e sekuestruara. Hetimet vijojnë.

Lini një Përgjigje