“Q*** nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh qytetares paratë e aksidentit: 43 milionë, aq sa të kam thënë

8 Qershor 2023, 09:04Kronika TEMA

“Q*** nanën këta janë pisa”, avokati i vjedh

Shqiponja Mashi në vitin 2019 në Shkodër ka qenë me vajzën me motor dhe ka bërë një aksident. Për pasojë vajza është dëmtuar dhe ka ndenjur 3 muaj në regjim shtrati.

I është drejtuar një procesi gjyqësor me avokat Ndue Gjelaj dhe ka dalë vendimi i dëmshpërblimit në masën 54 milionë Lekë të vjetra. Por Shqiponjës i kanë kaluar vetëm 8 milionë lekë. Për pjesën tjetër avokati nuk i jep shpjegime.

“Paret nuk janë marrë akoma. Një shumë e vogël është marrë që i ka kaluar vajzës 6 milionë lekë të vjetra dhe 2 milionë të tjera kanë kaluar në llogarinë time. Pjesën tjetër thotë avokati i pengon gjykata e Apelit. Me avokatin kemi bërë një marrëveshje 50 me 50 pasi të fitohet gjyqi. Paratë janë dhënë direkt nga avokati Ndue Gjelaj”.

Përmbaruesi Rrok Deda është shprehur se lekët i kanë kaluar te avokati.

“Ai thotë se paratë i kam kaluar tek avokati Ndue Gjelaj, unë mbaj paret e tij”, tha denoncuesja.

Zonja Mashi interesohet te Byroja Shqiptare e Sigurimit, ku i thonë, që paratë kanë kaluar përmes përmbaruesit.

Denoncuesja: Kjo çështje po hyn për të pestin vit dhe unë s’kam marrë asnjë informacion, asnjë pare.

Punonjësja BSHS: Kështu zonjë, duhet të flasësh me avokatin dhe avokati jot të thotë. Zonja, çështja ka ardhë me Përmbarim dhe ne nuk e dimë, se kush i merr lekët pastaj, se Përmbarimi është vënë në lëvizje nga avokati.

Denoncuesja: Kush i ka tërhequr paret?

Punonjësja BSHS: E di avokati!

Denoncuesja: Kush i ka tërheq paret?

Punonjësja BSHS: E di avokati! Ka ardhë me përmbarim pra. Ne nuk tërheqim paret.

Denoncuesja: Të dy i kanë tërheq? Avokati dhe Përmbaruesi?

Punonjësja BSHS: Atë nuk e dimë neve. Ata e kanë proceduar normalisht, Përmbarimi.

Punonjësja tjetër: Fol me avokatin!

Avokati Ndue Gjelaj e mohon këtë gjë, fyen grupin e xhirimit dhe e drejton zonjën te përmbaruesi.

Av. Miranda Sinanaj: problemi nuk është avokati, po është Përmbaruesi Gjyqësor.

Av. Miranda Sinanaj: Pse? Atëherë pse? Këto janë Përmbaruesit! Avokati nuk mund të imagjinojë, që ky Përmbarues do ketë këtë sjellje dhe shiko, se nuk mund të bëhet kjo procedurë. Përmbaruesi do ta marrë vetë përgjegjësinë mbi kurriz.

Av. Ndue Gjelaj: E mora mesazhin, jam në një takim dhe do ju marr vetë, pa problem.

Av. Ndue Gjelaj: Nuk e di, për sa por të mbaroj këtu takimin. Do ju marr! Gjithashtu e kam porosit atë kolegen të dispononi me një kërkesë.

Gazetarja: Të presim këtu, avash-avash.

Av. Ndue Gjelaj: Q**a nanën! Këto janë pisa, mor burri i dheut.

Zonja takon përmbaruesin Rrok Deda, i cili i thotë, se i ka kaluar plot 42 milionë Lekë avokatit, ndërsa 13 milionë janë bllokuar, pasi avokati po i bën punë të pisët.

Përmbaruesi Rrok Deda: Atë, që i kam kaluar Nojës, thuaji Nojës t’i kalojë ty!

Denoncuesja: Sa i ke kaluar avokatit?

Përmbaruesi Rrok Deda: 42, 43 milionë, aq sa të kam thënë. Ia kam kaluar. 13 milionë janë të bllokuara.

Denoncuesja: Pse janë blloku paret, mor?

Përmbaruesi Rrok Deda: Kam pas vendim pezullimi, se Noja do me bë me hile me mu!

10 Komente

  1. k
    k

    Pse çuditeni ? Në shqipëri çdo gjë është e korruptuar, e degjeneruar, e ndyrë. Lasciate ogni speranza, voi che entrate. D. Aligeri. Inferno.

    1. T
      Të na rroje shteti që kemi

      Në Shqiprie as një instututsjone nuke funksjonone si pase ligjit, dhe në mënyre të drejt. Dhe mbase andej thone se pse ikun Shqiptaret. Shteti dhe ligji jane non ekzistent në Shqiprie.

      1. V
        Vezet Rehas

        Maloket e shkaterrun Shqiperine. Rrace Bastarde ,e Pabese.

        1. E
          E verteta dhemb....

          Vendin e pare per kafsheri m'Albanistan e mbajne sunitet dhe shiitet (muslimon brother's)pas tyre vijne shpellaret katholike......

        1. D
          Drejtësia me avokat Nuen

          Përveç shumë Avokatve të ndërgjegjshëm, që kryejnë me korrektësi porositë e qytetarve duke mbrojtur me dinjitet e pastërti të drejtat e tyre KUSHTETUESE dhe ligjore, KA EDHE SHUMË AVOKATË TË PA DËNJË, DALLAVEREXHINJ, MADHTRYES DHE MË KEQ AKOMA, SHANTAZUES NDAJ KLIENTVE OSE KUNDËRSHTARVE TË KLIENTVE TË TYRE. NUK KE ÇFAR TË BËSH, DUHET KUJDES I MADH KUR ZGJEDH NJË AVOKAT PËR TË MBROJTUR TË DREJTËN TËNDE. AVOKATËT MASHTRUES I PAJTOJNË VETËM MASHTRUESIT QË KËRKOJNË TË PËRFITOJNË PADREJTËSISHT.

          1. S
            Sapa

            Ka shtet shqiperia thone disa plehra!

            1. R
              RAMPALL

              KRYEHAJDUTI ESHTE MAKS HAXHIA SEKSER MASKARA PALAÇO

              1. R
                Real

                Korrupsioni dhe hajnia ne cdo kapilar te jetes ne Shqiperi. Dhe pallosha del e mburret se drejtesia po vepron

                1. A
                  Avokati

                  Mjere kush ka probleme sot ne kete drejtesi te tmerrshme. Po si ka mundesi qe avokati te kete te drejte te perfitoje 50% te shumes se zhdemtimit . O zot avokati mund te paguhet sipas tarifave per punen qe kryen po jo te mare 50% te shumes. Apo avokati do beje pazaret me drejtesine . I bie me mire te mos luftosh fare per drejtesi te behet cte behet vetem kjo drejtesi qe kemi te mos ekzistoje me. Duke qene se kemi avokate te tille qe luajne me pazaret ti demtohesh dhe nuk ke te drejte te maresh ate qe te takon. Ku po shkon kjo shqiperi.........

                  Lini një Përgjigje