Shkak shitja e armëve, zbulohen detaje nga pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës

3 Tetor 2022, 14:58Kronika TEMA

Shkak shitja e armëve, zbulohen detaje nga pengmarrja në

Një konflikt i hershëm mes disa personave është tentuar të finalizohet me rrëmbimin e një 31-vjeçari të dielën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se dy vëllezër të identifikuar si Gentian dhe Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me motor në momentin që një automjet i ka goditur nga pas. 4 persona kanë dalë nga automjeti, dhe pas konfrontimit fizik, njërin prej vëllezërve, Indritin e kanë futur me forcë në makinë.

Pas 500 metrash, autorët e kanë lëshuar 31-vjeçarin, i cili ka bërë denoncimin në polici.

Kjo e fundit dyshon se autorët janë pjesë e shoqërisë së dy vëllezërve Beqiraj dhe se shkak është bërë shitja e armëve të zjarrit. Deri tani janë shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedente penalë, pasi në 2013 janë arrestuar për trafik narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po heton në dy pista, atë të rrëmbimit dhe konflikte të vjetra mes të rinjve në lidhjen me pazaret e drogës.

1 Komente

  1. S
    Suzi ish polic i dale ne pension

    KESHILL PER POLICINE LENI TE HANE KOKAT ME NJERI TJATRIN. SIC I KANE LIDH TI ZHJIDHIN GJONAT ME KOBURE DHE PATKONJT NGA DILLI.

    Lini një Përgjigje