Shoqja e Klodiana Vefës: I shoqi ishte i dhunshëm, por ajo nuk e denoncoi kurrë!

29 Shtator 2023, 17:19Kronika TEMA
Shoqja e Klodiana Vefës: I shoqi ishte i dhunshëm, por ajo nuk e

Një shoqe e Klodiana Vefës që u vra nga bashkëshorti, Alfred Vefa e ka përshkruar vrasësin si një njeri të dhunshëm. Gruaja e cila jeton në Castelfiorentino, në provincën e Firences, tha për median italiane LaPresse se:

“Ai ushtronte dhunë të fortë fizike dhe psikologjike. Ajo ishte gjithmonë me humor dhe buzëqesur, por ndryshoi plotësisht pas problemeve që i shkaktonte bashkëshorti. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm, por Klodiana nuk e denoncoi kurrë atë dhe kjo zgjati për një kohë të gjatë. Nuk e di pse pranoi ta takonte, këtë nuk duhet ta bënte kurrë. 

Ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu ta bënte këtë krim, ishte një ekzekutim. Ata fëmijë mbetën vetëm, si do të mbijetojnë nga kjo traumë”, komentoi më tej shoqja e shqiptares se vrarë.

Klodiana Vefa, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare kishte studiuar në Institutin e Lartë F. Enriques.

Vefa kishte dy fëmijë, të mitur me të cilët ndante shpesh herë foto në rrjetet sociale. Sipas disa gazetave lokale, trupi i gruas së pajetë në rrugë është gjetur nga fëmijët e saj. Kërkimi për bashkëshortin e Klodiana Vefës vijon ende.

Klodiana Vefa punonte si kameriere në një restorant jo shumë larg vendit ku u vra. Sipas informacioneve të mbledhura deri më tani, duket se gruaja, nënë e dy djemve 17 dhe 14 vjeç, u vra nga të shtënat me armë zjarri në rrugë, në via Galvani, një fshat në Puppino. Tre të shtëna janë raportuar nga policia në vendin e krimit. Burri që ka qëlluar është arratisur menjëherë me makinën e tij.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Kerkojeni sumqirin ne kotecin e pulave a stallen e lopes ne shtepine e baba hasonit.....ati eshte fshehur. Dhe baba Hasoni ben "kinezon" sikur nuk di gjo se ku ndodhet gyzeli kriminel!?

    1. j
      janulles me rock kokes

      O bythqir , ti je strehuar ne kotecet e kishes dhe prej andej ke ngrene rocken ne byth ....mos i jep ceshtjes nota fetare dhe urejtje besimi fetar , o peder shko se dhjeu Janulla , shko dhe lepija me llap , o qelbs muti , o gjakprishur ske piken e llogjikes ....te fale Fredos , e ha ai rocken per llogarine tende ...sic e hengri Kacifi ...e harove Kacif trimin ?? e keshtu do ta hani te gjithe kur te ngordhi Janulla

      Lini një Përgjigje