Policia e Tiranës ka arrestuar një 58-vjeçar si autor të dyshuar të shpërthimit të tritolit dje (18 nëntor) në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.
Makina tip "Audi" që u përdor nga autorët për t'u larguar rezulton se është në pronësi të 58-vjeçarit, e identifikuar përmes kamerave të sigurisë. Hetuesit nuk e kanë akoma të qartë rolin e tij, pasi ai vetë nuk ka folur, nuk ka deklaruar asgjë.
Dyshojnë se mund të ketë pasur rol vëzhguesi ose personi i dytë që ka drejtuar makinën.
''B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën "Donald Trump", në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse'',- njofton policia.
Lini një Përgjigje