Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 3 oficerë policie si të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) njofton se ka kryer arrestimin në flagrancë të oficerëve të policisë, inspektor Eldo Shyti dhe inspektor Granit Nuraj, me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë.
Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas holandezë, të cilët ditën e djeshme, rreth orës 18:30, janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me preteksin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar lejen e drejtimit.
Materialet në ngarkim të dy punonjësve do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” i kryer në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) bën me dije se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka bërë ndalimin e oficerit të policisë Klisman Çela, me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në DVP Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”.
Ndalimi u krye pasi ai ka kryer veprime korruptive me drejtues automjetesh duke mos i ndëshkuar ata me masë administrative.
Materialet proceduriale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Nuk behet stani/shteti me shqiponja/korrake turkoshqipfolese....
Rendesi ka qe ty te kane shker…er te 14 n ,
Ore byrazer, mere nje here mundimin dhe vizito Turqine se mbase ndron mendim. Po spate leke, me co nje sms se te ndihmoje une.
Korrupsion nga me i vogli tek me i madhi. Shtet i degraduar.
shtet moterqi edhe pak nuk vin me turiste me kto police palace qe kemi ne harroje
Njeriu o Taku ka te Pakten Respekt dhe Nder (Poco Risspetto Honor) per Veten dhe Kombin. Nuk mund te jesh edhe Arnaute edhe te kesh per Iroa (Hero "shqip") nje Epirote! Kaq e thjeshte. You jini Ata qe luftuat per turkun o tutkun dhe kunder Popullit Greke te Epirit,Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia me ne krye te ashtuquajturit Arvanitas. Keta Heronj te Evolucionit te parebte Eropit Atij Greke.
Njeriu o Taku ka te Pakten Respekt dhe Nder (Poco Risspetto Honor) per Veten dhe Kombin. Nuk mund te jesh edhe Arnaute edhe te kesh per Iroa (Hero "shqip") nje Epirote! Kaq e thjeshte. You jini Ata qe luftuat per turkun o tutkun dhe kunder Popullit Greke te Epirit,Ilyrise,Maqedhonise,Ionise ku eshte sot Turqia me ne krye te ashtuquajturit Arvanitas. Keta Heronj te Evolucionit te parebte Eropit Atij Greke.