Shqiptari arratiset nga burgu italian, u ndihmua nga një dron

25 Shtator 2023, 19:47Kronika TEMA
Shqiptari arratiset nga burgu italian, u ndihmua nga një dron

Një i dënuar shqiptar ka ngritur në këmbë autoritetet në Itali, pasi mundi të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë në Teramo, duke vënë edhe njëherë në dukje mangësitë e theksuara të sigurisë në sistemin penitenciar italian.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, dyshohet se ka prerë hekurat e qelisë në mesnatën mes të dielës dhe të hënës duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i dënuari shqiptar është ndihmuar dhe nga jashtë burgut nga një dron i dërguar nga persona të tjerë, i cili mendohet të ketë monitoruar lëvizjet e rojeve dhe të këtë futur në qeli mjetet që u përdorën për arratisjen.

Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, Gennarino De Fazion bën me dije se shqiptari, i cili kishte ende shumë dënim për të kryer, ka prerë hekurat dhe është varur nga dhoma e tij me një litar, për t’u larguar më pas me vrap.

Lini një Përgjigje