Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës brutale të bashkëshortit, e reja në gjendje të rëndë në spital

19 Nëntor 2023, 16:37Kronika TEMA

Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës

Një nënë e re me origjinë shqiptare, është hedhur nga dritarja e banesës së saj në Itali, ku jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre të vegjël, për t’i shpëtuar grushteve dhe shuplakave të tij.

Gruaja ndodhet e shtruar në gjendje të rëndë në Maggiore, ku u transportua menjëherë pas rënies. Ndërkohë, bashkëshorti i saj, po me origjinë shqiptare, është arrestuar.


Arsyeja, sipas mediave italiane, mendohet të ketë qenë xhelozia e çmendur e burrit dhe besimi i tij se partnerja e tij e kishte tradhtuar.

Pavarësisht nga prania e fëmijëve të tij të vegjël, mbrëmjen e së enjtes së kaluar ai filloi të rrihte bashkëshorten me grushte dhe shuplaka derisa ajo në përpjekje për t’i shpëtuar, u hodh nga dritarja e banesës, e cila është ndodhet ne katin e dytë të një pallati në via Zanardi.

Menjëherë, të alarmuar nga fqinjët, kanë mbërritur punonjësit e shëndetësisë dhe disa patrulla policie.

16 Komente

  1. z
    zefi

    Kur nuk dihet e verteta perse te mendojme qe ajo nuk e tradhetonte...

    1. I
      Illyrian

      Ti mendo ç’të duash. Nëse të tradhëton bashkëshortja, lëre/divorcoje. Ajo përsëri është bija e dikujt, nëna, motra e dikujt. Mbi të gjitha, është një qënie njerëzore, dhe si e tillë ka të drejtën që të mos dhunohet. Njerëzit nuk duhet të veprojnë gjithmonë sipas instinktit.

      1. O
        Opq.

        Sepse kështu bëhesh mbështetës dhe përkrahës i dhunës që në këtë rast është vepër penale, për më tepër e ushtruar në sy të fëmijëve duke i shkakuat trauma atyre, akti bëhet më i rëndë.Dhe nëse partneri tradhëton, drejtohu gjykatës për zgjidhje martese.

        1. s
          shqip

          Dhe pse dyshon ai ,i lejohet ta shqelmoj e vrasi Gruan para femijeve ? Kafshe ,qe s'ju interesojn femijet

          1. M
            Mbeshtetesi...nga prapa

            Zef,gjin,gjon,ndue,,,,do jeni bashk krahinas qe edhe ti e mendon keshtu,,,,akoma ne mesjete,,,

          2. m
            mirel

            Edhe nese e tradhetonte nuk do te thote qe ta dhunonte.

            1. l
              lexuesi

              Ore idioter gazetar te pashpirt e kulture!Perse vihet titulli "Shqipetarja" ku kjo mund ti ndodhi ç'do femre qe bie ne te tilla kushte depresioni ose presioni!Ndaj keni etike apo jo ore idioter te veshur me pushtetin e katert!Sa turp lexon tituj te pafiltruar siç i marrin nga shteti fqinje dhe perkthim tulle!"Shqiptarja hidhet nga kati i dyte"!Idotesi gazetareske ku nuk ka fare filtra ku fare thjeshte mund te shkruhej "Nje vajze apo grua detyrohet te hidhet nga kati i dyte per aresye xhelozie" ose vendosini si te doni rrjedhojen.Nuk mund te kaloni jeten me idotesi ku shoqeria eshte perpara jush!Sa te neveritshem.Del ne tv Dritare Tan Hila dhe me fjalorin pa pike etike sikur po bisedon ne shtepin e tij apo ne rrethin e ngushte duke perdorur fjale "mut"," byth mut" ,"se rru fare" edhe pse ka ndjekes te shumte jashte kufinjeve te shqiperise.Ku eshte etika ore gazetaruc kazani?

              1. a
                arsyeja

                shihe vete si shkruajne ,thot ne magjiore a thu se te gjithe e dine ku bie magjiore ne itali haaaaaaaaaaaa thone ne shkoder kur ngjarja ndodh ne fshatra dhe bejne te gjitha,tirane,durres,elbasan,korce kur ngjarjet ndodhin ne rrethina ose fshatra te ketyre qyteteve klm.

                1. L
                  Landi

                  "lexuesi" dhe "arsyeja"; pa mllef o njerez. Nuk ka gabim gazetari tek ky shkrim. Ka ndodhur ne nje shtet tjeter dhe eshte normale te identifikohet vajza me vendin e origjines. Edhe perdorimi thjesht i vendodhjes "Maggiore" eshte korrekt. Kush eshte kurioz se ku ndodhet saktesisht vendi, mjafton nje klik ne google per ta gjetur. Por ngjarja eshte shume me e rende, saqe kapercen cdo kuriozitet per gjeografine e Italise, apo se ku ndodhet ballkoni nga u hodh nena e dy femijeve. Tmerr ta mendosh. Ishalla shpeton gruaja e gjore.

                2. M
                  Mbeshtetesi...nga prapa

                  O Lexus,,,boll bone te zgjutin ktu,,,ike bo SHURREN,,,,pse te thuash shqiptare thot palla,,,,po' se esht shqiptarev o qyp,,,,cfar ti bejm dythundrakeve si ty dhe burrit te saj,,,ti fshehim kta qenie njerezore,,,,se rreh gruan se esht xheloz e po' raki boti e rreg grun ne sy te femijeve,,,,ik degjo rakipin po' nuk te pelqeu hila,

                3. L
                  Lexuesi gazetës

                  Borxhi publik i Italis është 200÷PBB, shqiptarët po vdesin për bukën e gojës, ose punojn në makineri që ju grin kokën.Anglia jep 40 milion paund në vit për 300 të burgosur shqiptar që do vuajn dënimin në burgjet tona, ndërsa Italia fashiste për 10 vite do pushtoj mijëra m tokë në bregdet për të strehuar maroken,algjerian dhe tunizian te ne pa asnjë kryq leku shpenzime.

                  1. n
                    nasi

                    Lexues i gazetes:Kur ne morrem rruget e mergimit dhe vendet respektive i priten familjaret tane ,u dha ndonje leke shqiperia apo ne jemi vetem per te marre dhe jo te japim!Ndaj kujto vitet 90 nese e ke arritur ate kohe ne te kundert pyet se do te tregojne ose shiko dokumentare se videot jane kodo per te kuptuar diçka ore m.meter toke ,ku nga llogarite duket qe ose je minoren ose s'ke mbaruar klasen e katert akoma edhe pse mund te jesh ndonje Jurist plepash.

                    1. P
                      Per lexuesin pall pazari

                      Lexuesi gazetes,,,,ik o loqe pazari,,,,se Italia eshte lokomotiva e shqiperise o pall,,,,,e di sa bisnesmen shqiotare ka ne itali,sa impresa shqiptare Ka ne itali,,e di sa bisnese shqiptare Jan te lidhur me italine,,e di se sa maune shqiptare hyjn e dalin ne muaj ne itali nga shqiperia,,,e di ti klluf se po' te bej nje jav bllokad Italia ti falimenton si shtet,,,ik o loqe pazari lexo gazeten e fahriut,,,

                      1. E
                        Enea

                        Sa gjynah. Dhuna ne familje eshte e tmerrshme. Femijet rriten me trauma, pastaj behen kriminele

                        1. A
                          Arbeni

                          Ma do mëndja ky dhunuesi i gruas së vet do jet malok Viçidoli,sepse ndryshe nuk do vepronte në atë mënyrë kafshërore.Nqse je i bindur se gruaja të tradhëton ndaje dhe të shkoj në të sëmës,se sa ta rrahësh e më pas të shkosh në burg.Ka lloj lloj injorantësh në këtë botë.

                          Lini një Përgjigje