“Shtatë shqiptarë investuan një miliard dollarë”/ Artan Hoxha tregon çfarë bëhet në Dubai: Parajsë e krimit...

21 Nëntor 2022, 21:47Kronika TEMA

“Shtatë shqiptarë investuan një miliard

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit, ku ka folur për shqiptarët që jetojnë në Dubai dhe investojnë aty qindra milionë dollarë, para të siguruara nga trafiqe dhe krimi i organizuar. 

Hoxha tha se çdo tentativë e Shqipërisë për të ekstraduar persona që gjenden në Dubai kanë rezultuar të dështuara. 

"Dubai është det dhe shkretëtire. Nuk prodhon asgjë. Emiri i Abu Dhabit, ka 94% të naftës. Dubai nuk ka as naftë. Nuk ka resurse për zhvillim. Është qytet që importon gjithcka. Në 30 vitet e fundit ka patur investim të jashtëzakonshëm dhe kuptohen nga kanë ardhur paratë. Ka ardhur paraja e të korruptuarve më të mëdhenj.

Shqiptarët e kanë kthyer në parajsë fiskale dhe penale. Deri tani vetmë italia ka marrë Rafaelon, një nga bosët e mafias. Shqipëria ka tentuar të ekstradojë dhe nuk ka arritur dot. Tentativën e fundit e bëri Belgjika për të ekstraduar një shqiptar, por nuk u arrit.

Këta shqiptarët që janë vendosur në Dubai, asnjëri nuk përdor kartë edhe pse bëjnë pagesa me mijëra dollarë. Të gjithë përdornin kesh me sasi të mëdha. Ajo që më bëri përshtypje, nuk e besoja se mund të kishim narkotrafikantë, të kapnin investime mbi 100 milionë euro. Vetëm në një rast ishin shtatë persona më 1 miliardë dollarë investime. Shqiptarë këta. Kjo më bëri të kuptoj edhe më mirë, pse kryeministri ynë kërkon amnistinë fiskale dhe të fusë ato para në Shqipëri.

Nuk janë kompani të regjistruara këto. Këto do ti dëgjosh në dekadën e ardhshme. Nuk janë vrasës domosdoshmërisht, janë trafikantë. Kanë bërë trafik nëpër botë dhe punojnë në tre kontinente. Paratë i kanë çuar në Dubai.

Njëri prej tyre në Ekuador më tha, sot kemi dy mundësi. Ose ti çojmë paratë në Dubai, ose ti sjellim në Shqipëri dhe t’jua japim oligarkëve shqiptarë. Nëse ua japim atyre, ata kontrollojnë drejtësinë, policinë, gjykatën, një ditë të sulin këta dhe ti marrin.

Unë jam që amnistia fiskale të bëhet, sepse ato para janë këty dhe qarkullojnë gjithësesi.

Në momentin që te ne ka patur porosi për vrasje 500 mijë euro, apo edhe më shumë, do të thotë që paraja e zezë është në qarkullim", deklaroi Hoxha. 

6 Komente

  1. xhemal

    Si mund te flas me bukur nje antishqiptar gomar me origine nga skrapi i gomereve

    1. B
      Ballshi

      Shyqyr qe doli Artan Hoxha dhe na meson disa gjera… Ka plotesisht te drejt kur thote se Dubai nuk ka nafe, madje as ka pasur ndonjeher. Gjithashtu eshte ne te drejten e tij ne Zot kur thote se Dubai do ishte shkretetire po mos te kishte krimin e organizuar. Çfare kini lexuar apo mendoni se keni ditur der tani per Dubain, harrojeniiii. Burime te sigurta te Artan Hoxhes jane keto dhe NUK DISKUTOHEN!!!( tre pikçuditese qe te veme ne dukje njohurite e artanitt). Neser ne ABC a tek NEWS24 a ne FB, do kemi nderhyrje te reja ku Artani do na tregoi se si manipuloheshin amerikanet, opec, francezet, anglezet dhe te tjere nga Dubai dhe sidomos princi i saj, kur u shiste rere per nafte, per 50 vite me radhe. Ky tregim mbaron me manipulimin e skencetarve te gjithe rruzullit, por sidomos atyre te nasa-s, ku nje princ paguanze me rere shkencetaret qe ti tregonin botes se Dubai per nja 50 vjet ka qene NR1 ne bote per prodhimin e naftes.( pas ketyre perlave,thuhet se gazetaret e BIRN do e propozojne artanin per cmimin “ gazetari pa kufi”)

      1. H
        Hajdari

        Pa u vrare me snajper Perbindeshi i Vicidolit, amnistia fiskale ne Shqiperi nuk behet.

        1. T
          Tani

          Lume Shqiperia qe e ka kete kokelopen e Skraparit, gjithollog i pa pare. Vellai jot pse eshte denuar me burgim te perjetshem jashte vendit o plehre thirre dhe gjithollogen Klodiana Lala

          1. t
            tori

            Doli dhe Alfred cako i dyte,,,pordhi dhe ky nga trute,

            1. t
              trego prralla o artan dardanjan

              ta bejme Dubain si Shqiperia.

              Lini një Përgjigje