“Është i armatosur dhe me shenja depresioni”, Vocaj: Apel qytetarëve për autorin

20 Shtator 2023, 21:31Kronika TEMA

“Është i armatosur dhe me shenja depresioni”, Vocaj: Apel

Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët dha detaje për autorin e dyshuar të plagosjes së efektivit Edlir Alleshi, pasditen e sotme në Tiranë

Ai tha se Klerent Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni ndërsa shtoi se policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për ata që do të ndihmojnë në kapjen e autorit.


“Ai ka një dëmtim me armë zjarri. Shërbimet e policisë të drejtorisë së Tiranës, forcat speciale Renea dhe të gjithë forcat e policisë së republikës janë mobilizuar për kapjen e autorit, i cili quhet Klerent Bozhanaj 42 vjeç. Theksojmë se është i armatosur dhe ka shenja të theksuara të depresionit. Policia ve në dispozicion 20 mijë euro për çdo informacion të vlefshëm që mund të çojë në kapjen e autorit”.

1 Komente

  1. P
    Patrioti

    Këto masa janë te kota tani. Duhej vlerësuar situata në fillim. I bej thirrje Ministrit Taulant Balla te kontrollojë vete këtë situate. Nese ka patur një plan te detajuar për kapjen e përsonit te armatosur apo jo. Nëse jo pse ?! Sepse eshte shkelje e rende ligji. Nuk Ben para tani keto masa. Duheshin në fillim. Policët ishin te vdekur. I shpjetoj fati. Pse polici të jetë në meshiren e fatit ?! Z. Minister te lutem merr.asa karshi drejtusve te pa përgjegjshëm te Policisë se shtetit.

    Lini një Përgjigje